Tirana
scattered clouds
25.5 ° C
25.5 °
25.5 °
50 %
2.1kmh
40 %
Mar
25 °
Mër
35 °
Enj
34 °
Pre
32 °
Sht
31 °
E martë, 9 Gusht, 2022
spot_img

‘Ravik Gurra u vra se bëri sekserin e krimit’

spot_img

Lajme të ngjashëm

Përse mund të vritet një Avokat për shkak të detyrës?

albsig

 

Shkruan Klodi Stralla:

Ngjarja e rëndë që tronditi Elbasanin mbrëmjen e të premtes, ka hapur pista të shumta hetimi në lidhje me vrasjen e avokatiti të njohur, 50-vjeçarit Ravik Gurra. I njohur për mbrojtjen e disa kriminelëve të njohur, në disa nga çështjet më të bujshme në Shqipëri, Ravik Gurra u ekzekutua me dy plumba pas koke, rreth orës 19.00, në një lokal në qendër të Elbasanit.

Kolegët e tij, në disa Dhoma avokatie të vendit, kanë bojkotuar proceset gjyqësore në shenjë solidarizimi.

Si një ish avokat, me pothuaj 20 vjet veprimtari në këtë fushë, pyes veten: Përse mund të vritet një avokat për shkak të detyrës?

E kuptoj se përse mund të vritet një polic për shkak të detyrës. Ai është i ekspozuar drejtpërdrejt me kriminelët dhe në tentativë për t’i kapur rrezikon edhe jetën. Gjithashtu e kuptoj se i riskuar është edhe një prokuror apo gjyqtar që ngre një akuzë apo jep një vendim fajesie me burgim të përjetëshëm, për kriminelë të njohur dhe mund të humbasë jetën për shkak të detyrës. Edhe një mjek, ndonse kuron të sëmurët, nga pakujdesia apo paaftsia, mund t’i vdesë pacienti dhe të afërmit e tij, të tronditur nga ngjarja, mund të kalojnë në akte dhune, deri në marrje jete.

Po avokati? Detyra e tij është t’a mbrojë klientin e vet dhe nëse nuk e mbron mirë ky i fundit i ka të gjitha mundësitë t’a ndrojë në çdo fazë gjykimi. Vendimet gjyqësore, ndryshe nga jeta e njeriut, mund të ndryshohen në shkallët e tjera të gjykimit.

Pra për mua vrasja e tij (koha do t’a tregojë), nuk është bërë për shkak të detyrës (ndonse ai ishte në detyrën e avokatit), por druaj se ai ka shpërdoruar detyrën, duke bërë sekserin e krimit dhe, në këto lloj punësh, s’kemi pse të çuditemi, që “shpërblimi” mund të jetë edhe humbja e jetës.

Në vend që të solidarizohemi (ndonse çdo vrasje, për çfarëdo motivi qoftë, nuk justifikohet), bëjmë mirë t’i thërrasim mendjes për të bërë detyrën dhe vetëm detyrën dhe të mjaftohemi me shpërblimin e tarifës të shërbimit.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img