Tirana
clear sky
21.5 ° C
21.5 °
21.5 °
73 %
1.5kmh
0 %
Mar
35 °
Mër
35 °
Enj
33 °
Pre
35 °
Sht
37 °
E martë, 28 Qershor, 2022
spot_img

Raundi i tretë për zgjedhjen e Presidentit caktohet në 30 Maj, Alibeaj: Ju mund ta zgjidhni Presidentin me votat e vjedhura, por ai ngërç do e shoqërojë për 5 vite

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Konferenca e Kryetarëve ka vendosur që në datën 30 Maj të zhvillohet raundi i tretë për votimin për Presidentin e ri. Afati i fundit për dorëzimin e kandidaturave do të jetë ora 16:00 e 29 Majit, ku opozita do të ketë shansin e fundit për të propozuar, pasi siç është shprehur edhe kreu i Grupit Parlamentar socialist, Taulant Balla, në raundin e katërt propozimi i emrit do të jetë nga mazhoranca.

Ndërkohë, Enkelejd Alibeaj u shpreh se mazhoranca mund ta zgjedhë Presidentin me 71 votat e vjedhura që ka, por ky do të jetë një ngërç që do ta shoqërojë Presidentin për 5 vitet e ardhshme.

albsig

spring

“Dokumentin ua kam cuar që 15 ditë më parë, madje edhe me lutjen se nëse do kishit ndonjë ndryshim, të mund ta bënit. Heshtje, jo vetëm kaq, por me dokumentin ratë dakord. Pas atij dokumenti që flet për një gjë fare të thjeshtë, një proces i përbashkët, ne propozojmë, ju zgjidhni. Së bashku gjejmë një kandidat, dhe kandidati është i përbashkët si prove që procesi është serioz. Nuk është ndonjë shpikje, por është njësoj si procesi i zgjedhjes së Presidentit në vitin 2002.

Ti sapo tregove që këtij dokumenti iu tërhoqe, kjo tregon besnikërinë tuaj. Unë besoj se kushdo që ka sy ta dëgjojë, është fare e qartë për atë që ka ndodhur. Ai dokumenti është i shkruar për këdo. Ishte test për të kuptuar siç thatë ju se prisnit emra nga opozita. Ne e bëmë hapin tonë, ju nuk doni. 71 votat e vjedhura i keni. Nuk mund t’i shitet shqiptarëve Presidenti i mandateve të vjedhura. Do të jetë një ngërç që do ta shoqërojë Presidentin e mandateve të vjedhura për 5 vite”, tha Alibeaj.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_imgspot_img
spot_img
spot_img