Sekretari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, pas përfundimit të seancës së Kuvendit ka dhënë një deklaratë për mediat.
Pasi dështoi seanca e parë për zgjedhjen e Presidentit në Kuvend, Vasili u shpreh se i gjithë procesi i Edi Ramës është një farsë dhe qëllimi i tij është që në krye të shtetit të zgjedhë një person të cilin ai mund ta komandojë.
“Asnjë shqiptar nuk mund ta imagjinonte që së pasku për sy e faqe të mos kishin qoftë edhe një kandidat, qoftë edhe një kloun sa për ta paraqitur sot në Parlament. I gjithë konsultimi, zarfat, kosultime mbarë popullore ka qenë një faqe e zezë e vërtetë. Duhet shënuar në record që kjo farsë
Edi Rama nuk ka proces, Edi Rama nuk ka seriozitet, ka vetëm atë qëllim të vjetër dhe me 70 e ca vota do të çojë në presidentin rripin e tij të mesit që ta zgjidhë dhe ta lidhë si të dojë. Komedia sot mbaroi vetëm me pesë sekonda”, tha Vasili.
Kujtojmë se ditën e sotme seanca e parë për zgjedhjen e Presidentit të Republikës zgjati vetëm pask minuta, ku asnjë kandidaturë nuk u paraqit në Kuvend.
Ndërkohë, kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla bëri me dije se Konferenca e Kryetarëve do të mblidhet ditën e nesërme në orën 10:00 për të diskutuar për emrin e presidentit të ri.