Raudi i dytë për zgjedhjen e Presidentit të ri po shkon drejt dështimit, pasi kur kanë mbetur edhe 2 orë nga afati i fudnit për të dorëzuar kandidaturat, opozita nuk ka paraqitur asnjë emër.
Opozita duhet të depozitojë në Kryesinë e Kuvendit emrin e një kandidati, të mbështetur nga të paktën 20 firma deputetësh, ndërkohë që nesër paradite do të zhvillohet mbledhja e Komisionit të Ligjeve, që do të shqyrtojë propozimin nëse do të ketë për t’ia kaluar më pas Kuvedit për votim.
Ditën e premte opozita vendosi që të tërhiqet ga negociatat, pasi sipas tyre mazhoranca ka prishur marrëveshjen e arritur me konsensus, ndërkohë që të njëjtin pretedim kanë edhe socialistët.
Sot nga Fieri Taulant Balla i bëri sërish thirrje opozitës që të mos e djegin raundin e dytë të votimit dhe të propozojnë emrat që dëshiurojnë, por e menjëhershme ishte përgjiogja e opozitës, që me anë të Arbi Agalliut tha se Balla u tërhoq nga marrëveshja të ciliën vetë e pranoi.