Tirana
overcast clouds
10.5 ° C
10.5 °
10.5 °
76 %
1kmh
90 %
Sht
13 °
Die
12 °
Hën
12 °
Mar
8 °
Mër
4 °
E premte, 3 Dhjetor, 2021
spot_img

Rastin e tij e bëri publik dhe ministri Manja, tregtari nga Fieri: Inspektorët e AKU më vendosën gjobë 4 milionë, falsifikuan dhe firmën

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Edmond Metushi, pronari i një dyqani modest fruta-perimesh në Fier, vijon të sorollatet në dyert e Gjykatës dhe Policisë 3 muaj pasi dy inspektorë të AKU-së i vendosën një gjobë 4 milionë lekë në mënyrë të paligjshme. Rasti i tij u bë publik dhe nga ministri Ulsi Manja.

Vetë Metushi është shprehur se dy inspektorët i kanë falsifikuar dhe firmën e gjobës, duke pretenduar se ai ishte dakord me vlerën 4 milionë lekë dhe e kanë firmosur vetë, pa dijeninë e tij.

Dje, Policia e Fierit njoftoi se pas denoncimit në njësinë Antikorrupsion, u proceduan penalisht për veprën penale “Shpërdorim detyre” dy punonjës të AKU Fier, konkretisht shtetasit:

M. K., 48 vjeç, banues në Fier dhe D. S., 33 vjeçe, banuese në Fier, të dy me detyrë inspektorë terreni pranë Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, Dega Rajonale e Qarkut Fier.

Këta shtetas dyshohet se në bashkëpunim me njëri tjetrin, me veprimet e tyre kanë shpërdoruar detyrën duke mos mbajtur aktet e konsatimit gjatë kontrollit të ushtruar në datat 13.09.2021 dhe 14.09.2021 në subjektin e shtetasit Edmond Metushi.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img