Hapësire reklamuese

Rajoni

Rasti ‘Monstra’, përshkallëzohet protesta e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, 7 policë të lënduar, 8 persona shoqërohen në polici

Shkruar nga Newsbomb
Pamje nga protesta

Qytetarët e Shkupit kanë zhvilluar paraditen e sotme një protestë masive, kundër vendimit të Gjylatës Penale për rastin “Monstra”.

Nën moton “Drejtësi dhe Liri”, protestuesit u grumbulluan në Çair, duke vazhduar rrugën drejt Gjykatës dhe më pas edhe para Qeverisë. Sipas mediave atje, protestës për rastin “Monstra” iu bashkuan edhe familjarët e Almir Aliut, vogëlushit nga Kumanova. Në mënyrë të qetë kërkuan të lirohet rruga, sepse protesta ishte paralajmëruar dhe aprovuar nga ana e MPB-së deri tek Qeveria. 

‘Pra ju lus, në mënyrë paqësore të na e lironi rrugën, sepse protestat janë të qeta dhe paqësore. 39.04-Pra ju lutem lirojeni rrugën. Lirojeni rrugën. Lirojeni rrugën.’- tha Bedri Ajdari, familjarë i të akuzuarve te “Monstra”.

Por pasi policia nuk u largua, protestuesit ju dhanë afat prej 10 minuta që të largohen nga rruga.

96927f4ee504f173f2cc06742df1e994_L.jpg

‘Kush është përgjegjës për policët le të reagojë le t’i tërheqin policët nga rruga. Mund të monitorojnë protestën dhe të na përcjellin deri te Qeveria e Maqedonisë. Merrni vendim në afat prej 10 minutave. Ju lutem’, tha Ajdari duke bërë thirrje.

Por policia edhe pas 10 minutave nuk u largua, dhe situata u tensionua dhe filluan të gjuajnë me gurë. Duke qenë se u penguan që të arrijnë në Qeveri siç ishte plani, vendosën që kërkesat e tyre ti thonë aty.

‘Prandaj sot po ju themi se u mbush kupa sepse populli nuk duron më. Të ndërpriten pazaret politike në kurriz të shqiptarëve të pafajshëm. Mjaft më i përdorët këto raste për pikë politike për përfitime votash. Të shkarkohen prokurorja dhe gjykatësit e rastit “Monstra” sepse fare nuk u morën me fakte dhe prova që duhej të dalin nga bisedat e përgjuara të lidhura me rastin. Kuvendi dhe Qeveria ti publikojnë bisedat e përgjuara nga rasti “Monstra”. Të thirren ekspert ndërkombëtare të cilët në mënyrë të pavarur të tipit të Eulexi në Kosovë që të merren me të gjitha rastet e montuara politike’, tha Bedri Ajdari.

Pas deklarimit të kërkesave, një pjesë e protestuesve u bënë më agresiv. Policia reagoi duke gjuajtur. Gjatë përleshjes, u lënduan disa policë.

Gjatë përleshjes me policinë, një protestues u arrestua. Pas 3 orësh protestë, protestuesit filluan të shpërndahen. Edhe policët gjithashtu.

Si përfundim, tetë persona janë shoqëruar në polici dhe akoma po punohet në rastin, thonë nga MPB, ndërsa shtatë policë janë lënduar në protestën e sotme për “Monstrën”.

Kujtojmë se për rastin “Monstra” Alil Demiri, Afrim dhe Agim Ismailoviç u dënuan me burgim të përjetshëm, për vrasjen e pesëfishtë në Smillkovë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll