Tirana
clear sky
12.5 ° C
12.5 °
12.5 °
58 %
0.5kmh
0 %
Enj
24 °
Pre
24 °
Sht
28 °
Die
30 °
Hën
29 °
E enjte, 23 Shtator, 2021
spot_img

Rasti i Xhuvanit dhe Mjacajt, si i shpëtoi djali i ish-deputetes burgimit të përjetshëm

spot_img

Lajme të ngjashëm

Gjykata e Shkodrës ka dënuar sot (16.11) me burgim të përjetshëm Sokol Mjacajn për vrasjen e dy turistëve çekë më 5 korrik të këtij viti në Dukagjin. Një ngjarje kjo që tronditi fort opinion publik në vend, madje u organizuan disa homazhe në qytete të ndryshme në nder të Ana Kosinova-s dhe Michel Svatsos.

Të pranishëm në seancën gjyqësore ishin edhe përfaqësues të Ambasadës së Çekisë të akredituar në vendin tonë.

Por, vendimi i dhënë për Mjacajn, nuk është i ngjashëm me atë të dhënë për Kostandin Xhuvanin në mars po të këtij viti. Xhuvani, autor i vrasjes së katërfishtë të kryer në 4 nëntor të 2014 në një prej club-eve të kryqytetit, u dënua nga Gjykata e Tiranës me burgim të përjetshëm, por për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi përfundimtar për të arriti në 35 vite.

Jo pak reagime shkaktoi në publik ky vendim i gjykatës, ndërsa Prokuroria e apeloi atë. Edhe Gjykata e Apelit la në fuqi dënimin e dhënë nga Gjykata e Tiranës me argumentin se dosja e Prokurorisë ishte e paplotë dhe se në të nuk jepen të qarta arsyet e krimit.

Të dy personat, si Mjacaj dhe Xhuvani përpara se të kryenin krimet e rënda, kishin qenë të dënuar më parë si bashkëpunëtor në vrasje të mëparshme.

Burgim të përjetshëm vendosi sot Gjykata për dy jetët e marra nga Mjacaj, ndërsa për 4 viktimat e Xhuvanit dënimi nuk shkoi më shumë se 35 vite.

Lexo edhe: Burg për jetë për Sokol Mjacaj, vrau dy turistët çekë

Më shumë

spot_img