Hapësire reklamuese


Politikë

“Rasti i Sazanit është i përsëritur”, Kryemadhi: Me paratë e inceneratorëve të riparonin helikopterët që të shuajnë flakët

Shkruar nga Newsbomb
“Rasti i Sazanit është i përsëritur”, Kryemadhi:

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka folur për flakët në ishullin e Sazanit si dhe për aferën e inceneratorëve.

Ajo tha se zjarri vijon prej tre ditësh dhe emergjencat civile nuk kanë mjetet e duhura për të shuar zjarrin.

Kryemadhi u shpreh se në vend që qeveria të vijojë të paguaj para personave nën hetim, duke iu referuar administratorëve të Inceneratorëve, të shpallur në kërkim, duhet të rregullojë helikopterët që të shuajë zjarrin.

Kryetarja e LSI tha se qeveria qeveria duhet të ndalojë menjëherë pagesat për inceneratorët.

“Cdo ditë e më shumë ngjarjen politike largojnë vëmendjen nga ngjarjet që shqetësojnë vërtete Shqipërinë. Rasti i Sazanit është përsëritur disa herë. Duke pasur parasysh duket të kishte një lloj iniciative për mirëmbajtjen.

Ne po vazhdojmë punën dhe grupi jonë aktualisht po punon dhe evazonin fiscal, sot ka vajtur 100 milion euro. Këta para janë futur në xhepat e oligarkëve. Këto janë në xhepat e tyre që përdoren për të manipuluar dhe për lobime anti shqiptare. Këto para mund të ishin përdorur për shuarjen e zjarrit.

Persona nën hetim paguhen ende, rasti i Sazanit disa herë që përsëritet, qeveria duhej të kishte marrë masa, emergjencat vetëm me lopatë për të shuar zjarrin, nuk kishin as fadroma. Do ndihesha e lumtur nëse qeveria do bënte ndërprerjen e pagave për inceneratorëve deri sa të sqarohet.

Pagesa që u janë bërë për inceneratorët, mund të ishin përdorur për riparimin e helikopterëve dhe të fikej zjarri . Normal që nuk shuhet nga ajri se s’ka helikopter, po të kishte do shuhej”, tha ajo për "news24".

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese