Tirana
broken clouds
18.5 ° C
18.5 °
18.5 °
100 %
1kmh
75 %
Die
28 °
Hën
27 °
Mar
26 °
Mër
25 °
Enj
24 °
E diel, 19 Shtator, 2021
spot_img

Rasti i PARË në botë/ Gruaja vdes pas transplantit të mushkërive, ishin të infektuara me Covid-19

spot_img

Lajme të ngjashëm

06a6aea4971b6cec0a6e85dfd52114bf

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Michigan të SHBA-së, ku një pacientje iu transplantuan mushkëri të infektuara me Covid-19.

Ajo ndërroi jetë 2 muaj pas transplantit, pasi dhuruesi ishte infektuar me koronavirus, megjithëse testet e para treguan se ishte negativ.

Shkolla e Mjekësisë e Universitetit të Michiganit tha se mund të ishte rasti i parë i provuar në Amerikë i një infeksioni virusi përmes një transplantimi organi.

Po ashtu, edhe kirurgu që trajtoi mushkëritë e dhuruesit u infektua me koronavirus, por fatmirësisht arriti që të mbijetojë.

Ky është i vetmi rast i konfirmuar nga 40,000 transplantime të bëra në SHBA gjatë vitit të kaluar.

Mediat e huaja shkruajnë se mushkëritë iu morën një gruaje që vdiq në një aksident automobilistik dhe u transplantua tek një grua që vuante nga sëmundja pulmonare obstruktive kronike. Mësohet se operacioni u krye në Spitalin Universitar Ann Arbor.

Simptomat e infeksionit iu shfaqën tre ditë pasi kishte bërë operacionin e mushkërive.

Lexo edhe:

Nuk ka lajme të lidhura për këtë lajm

Më shumë

spot_img