Hapësire reklamuese

Bota

Rasti i çuditshëm në Gjermani, 62-vjeçari vaksinohet 217 herë kundër Covid

Shkruar nga Newsbomb
Rasti i çuditshëm në Gjermani, 62-vjeçari vaksinohet 217

Një 62-vjeçar nga Gjermania, kundër këshillës mjekësore, është vaksinuar 217 herë kundër Covid-it. Rasti i çuditshëm është dokumentuar në revistën "The Lancet Infectious Diseases" .

62-vjeçari në mënyra të ndryshme kishte arritur të siguronte dozat e faksinave dhe kështu të vaksinohej 217 herë kundër Covid.

Burri duket se nuk ka pësuar asnjë efekt të keq, thonë studiuesit nga Universiteti i Erlangen-Nurembergut.

"Ne mësuam për rastin e tij nëpërmjet artikujve të gazetave," tha Dr Kilian Schober, nga departamenti i mikrobiologjisë së universitetit.

Më pas e kontaktuam dhe e ftuam personin në fjalë që të bënte teste të ndryshme. Edhe 62-vjeçari ka shpallur interes për testet, nga ku rezultuar se ai nuk kishte asnjë reagim negativ, veçse i ishin lodhur disa qeliza.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese