Tirana
overcast clouds
7.5 ° C
7.5 °
7.5 °
61 %
3.1kmh
90 %
Mar
7 °
Mër
10 °
Enj
11 °
Pre
10 °
Sht
8 °
E martë, 7 Dhjetor, 2021
spot_img

Raste të shumta me Covid-19, publikohen shifrat: 8 pacientë kanë humbur jetën në 24 orët e fundit

digitalb
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Tetë persona kanë humbur jetën nga koronavirusi në 24 orët e fundit në vendin tonë, sipas të dhënave të publikuara nga Ministria e Shëndetësisë.

Gjatë ditës së fundit janë kryer rreth 4 mijë testime, ndërsa kanë rezultuar pozitivë me Covid-19, 659 qytetarë.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 146 pacientë, nga të cilët 16 janë në gjendje më të rënduar.

Shifrat e plota:

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.

Çdo qytetar mbi 18 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon:

Janë kryer 3934 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 659 qytetarë, në këto bashki:

316 në Tiranë, 44 në Fier, 25 në Lushnje, 24 në Durrës, 23 në Elbasan, 19 në Krujë, 17 në Kamëz, 16 në Pogradec, 15 në Berat, nga 14 qytetarë në Korçë, Vlorë, Shkodër, 10 në Gjirokastër, 9 në Kukës, nga 8 qytetarë në Sarandë, Kuçovë, 7 në Patos, nga 6 qytetarë në Kurbin, Libohovë, nga 5 qytetarë në Gramsh, Mallakastër, Vorë, Lezhë, Vau i Dejës,  nga 3 qytetarë në Mirditë, Dibër, Devoll, Kolonjë, Dimal, nga 2 qytetarë në Librazhd, Poliçan, Delvinë, Divjakë, Shijak, Tropojë, Fushë Arrëz, nga 1 qytetar në Pukë, Has, Kavajë, Mat, Roskovec, Himarë, Finiq, Përmet, Memaliaj, Peqin.

Janë 6397 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 146 pacientë, nga të cilët 16 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID19, 8 qytetarë: gjashtë qytetarë nga Tirana të moshave 51-83 vjeç, një qytetare nga Durrësi 60 vjeçe, një qytetar nga Elbasani 68 vjeç.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Janë shëruar 543 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 170,217 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (20 Tetor 2021)

Raste të reja ditore        659

Të shëruar në 24 orë      543

Të shtruar në spitale       146

Humbje jete në 24 orë    8

Testime ditore                3934

Testime totale              1,269,535

Raste pozitive                179,463

Raste të shëruara            170,217

Raste Aktive                     6397

Humbje jete                      2,849

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë            3115

Durrës            742

Fier                 724

Shkodër         486

Elbasan          233

Berat              221

Gjirokastër      186

Lezhë             182

Korçë              172

Kukës             151

Vlorë               121

Dibër               64

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
digitalb
spot_img
spot_img