Hapësire reklamuese

Aktualitet

Rast i pazakontë: Kërkon rritje të dënimit nga 6 muaj në 6 vite, kjo është drama e kryefamiljarit

Shkruar nga Newsbomb

Komuniteti rom, dhe jo vetëm, përditë përballen me varfërinë ekstreme dhe pamundësinë për të patur një jetë normale.

Shpesh kemi dëgjuar për shprehjen ‘ ta paguan shteti qeranë’, shprehje e cila përdoret për vujtjen e dënimit në burg, që për shumë veta shihet si një ambient ku nuk je i detyruar të paguash as qira, as ujë, as drita madje dhe tre vakte të ngrëni i ke të sigurta .

Kjo dramë, që të sakrifikosh lirinë për të përmbushur nevojat jetike, është rrëfimi aspak i zakontë i një kryefamiljari të komunitetit rom, i cili  ka prekur të gjithë ata që kanë dëgjuar deklaratën e tij.

Gjatë një takimi me temën “Vendimet e Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, a zbatohen nga Institucionet , të cilat vendimi shprehet se diskriminojnë shtresat në nevojë ?”, kryefamiljari tregoi për kërkesën e pazakontë që kishte bërë në sallën e gjyqit.

“Prokurori dha vendimin për 6 muaj burg dhe për 18 muaj shlyerjen e detyrimeve. Në këtë kohë i them prokurorit:

-‘Pse 6 muaj?’

 -‘Po sa?’ ,- më tha prokurori.

-‘6 vjet’ i thashë. Kushtet më të mira i kam në burg. Tre vakte i ke të sigurta dhe një prej tyre me mish. Kam 10 vjet që se njoh mishin. As të pulës as të derrit as të lopës. Hyjmë me kokë në kazanët e plehrave,  ç’hanë qentë  atë hamë  dhe ne. Do zihemi me ta, se thonë: “Është shtëpia jonë këtu”. Unë rri pa drita në shtëpi.

Rrëfimi i kryefamiljarit vazhdon dhe më tej duke treguar për kushtët e vështira që jetojnë, papunësinë, ndërprerjen e ndihmës ekonomik, e mosrespektimin që fëmija i bënë për shkak të kushteve që prindi nuk ja plotëson dot.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese