Tirana
broken clouds
10.5 ° C
10.5 °
10.5 °
93 %
2.6kmh
75 %
Pre
18 °
Sht
16 °
Die
16 °
Hën
14 °
Mar
11 °
E premte, 9 Dhjetor, 2022

Raportuesja për Kosovën, Von Cramon: Franca dhe Holanda nuk e bllokojnë liberalizimin e vizave

spot_img

Lajme të ngjashëm

Më 18 tetor pritet që Këshilli Evropian të diskutojë liberalizimin e vizave për Kosovën. Pavarësisht se Parlamenti e Komisioni disa herë kanë dhënë dritën jeshile, kjo çështje ishte bllokuar nga Franca dhe Holanda.

Mirëpo, duket se më në fund ka lëvizje pozitive nga këto dy shtete skeptike. Këtë e pohon dhe raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon.

“Ajo që unë mund të them është se Franca nuk është një vend që mund ta bllokojë atë çështje. Unë mendoj gjithashtu se Holanda ka lëvizur shumë. E di që edhe vendet e tjera do të jenë gati”, tha ajo për T7.

Megjithatë, raportuesja për Kosovën nuk është ende e sigurt nëse kjo do të mjaftojë për ta shtyrë çështjen e vizave sa më shpejt, mirëpo shpreh se njerëzit me të cilët ajo ka pasur kontakte janë shumë optimistë.

“Disa vende kanë zgjedhje e disa të tjera nuk kanë as qeveri momentalisht. Pra, a do të mjaftojë kjo për ta shtyrë këtë çështje? Nuk e di. Por, njerëzit me të cilët kam folur janë shumë optimistë”, tha ajo.

Më shumë




spot_img








spot_img