Tirana
broken clouds
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
83 %
1kmh
75 %
Sht
29 °
Die
31 °
Hën
33 °
Mar
34 °
Mër
36 °
E shtunë, 19 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Raportuesja për Kosovën në PE: Përfshirja e SHBA në dialog është shumë e rëndësishme për palët, shpresojmë që qershori të sjellë një proces të ri

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon ka deklaruar se angazhimi SHBA-ve në dialogun Kosovë-Serbi është shumë i rëndësishëm për palët.

Këtë deklaratë Von Cramon e bëri pas vizitës së përfaqësuesit special të Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak dhe Zëvendës Ndihmës Sekretarit Amerikan, Mattheë Palmer, në Kosovë dhe Serbi.

“Përfaqësuesi special Palmer filloi të punonte nën administratën e presidentit Trump, por ai shpreson se tani mund ta vazhdojë punën e tij në mënyrën që vërtetë ndihmon bashkëpunimin multikulturor”, ka thënë Von Cramon, shkruajnë mediet në Kosovë.

Raportuesja e PE shtoi se në çështjen e dialogut ka gjëra të tjera urgjente, duke shpresuar që qershori të sjellë një fillim të mirë për dialogun.

“Aktorët evropianë sigurisht e vlerësojnë angazhimin e presidentit amerikan Joe Biden dhe rajoni vërtetë ka nevojë për mbështetjen e SHBA-së. Asociacioni i komunave serbe është sigurisht një nga pyetjet, por ka aq shumë se çfarë komuniteti serb do të mund të bënte në këtë proces. Besoj se në dialog ka gjëra tjera urgjente, por shpresoj që qershori të paraqesë një fillim të ri në proces”, shtoi raportuesja e PE.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img