Hapësire reklamuese

Rajoni

Raportuesja për Kosovën në PE: Njohja e targave RKS nga Serbia hap drejt...

Shkruar nga Newsbomb
Raportuesja për Kosovën në PE: Njohja e targave RKS nga Serbia

Eurodeputetja dhe njëherësh raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka deklaruar se lëvizja e qytetarëve të Kosovës në shtetin e Serbisë me targa të Republikës së Kosovës, (RKS) është një hap drejt njohjes de facto të Koosvës.

Në një intervistë për RTK, eurodeputetja tha se lëvizja e qytetarëve të Kosovës në shtetin e Serbisë me targa të Republikës së Kosovës, (RKS) është një progres të vogël drejt drejtimit të duhur që nuk mjafton, por që është edhe një hap tjetër drejt njohjes de facto, duke shtuar se duhet të shkojmë deri te njohja e plotë.

Von Cramon tha se Kosova duhet ta implementojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe dhe se pa implementimin e tij do të jetë shumë e vështirë që të ecet përpara.

Më tej Viola von Cramon, tha se ndihet e turpëruar për atë që qytetarët e Kosovës kanë pritur kaq gjatë për liberalizimin e vizave, sepse sipas saj kriteret ishin përmbushur që në vitin 2018.

“Sa i përket liberalizimit të vizave për Kosovën, ajo tha se liberalizimi i lehtëson disa gjëra duke mundësuar që secili të ketë qasjen e njëjtë në Bashkimin Evropian, por ajo që duhet të krijomë është perspektiva ekonomike në Kosovë, e që duhet të ketë nxitje për vetëpunësim, vende pune të paguara mirë”, tha ajo.

Për sa i përket njohjes së Kosovës nga Serbia, Von Cramon u shpreh se është e vështirë të parashikohet një gjë e tillë, por ajo që duhet, sipas saj, është presioni i madh nga Bashkimi Evropian, nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që të sigurohet që situata të tilla si ajo e Banjskës të mos përsëritën më, dhe që të shihet që edhe Serbia do ti përmbush zotimet e saj në kuptimin e njohjes.

“Ajo çfarë duam të shohim dhe po punojmë në këtë drejtim, është pranimi i Marrëveshjes së Ohrit, dhe se qasja selektive që Serbia ka zgjedhur nuk është e pranueshme”, tha ajo.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese