Hapësire reklamuese

Bota

Raportimet për UFO, NASA në deklaratë: Ka ende shumë për të zbuluar…

Shkruar nga Newsbomb
Raportimet për UFO, NASA në deklaratë: Ka ende shumë

Një grup i pavarur shkencëtarësh dhe ekspertësh i mbledhur nga NASA tha se agjencia hapësinore do marrë një rol më të spikatur në përpjekjet për të kuptuar fenomenet anormale të paidentifikuara.

Zyrtarët e NASA-s theksuan se grupET nuk gjeti prova se ka jashtëtoksorë në natyrë, por shtuan se disa nga objektet nuk mund të shpjegohen. Bill Nelson u shpreh se po vijojnë kërkimet për jetën e kaluar dhe për të tashmen.

“NASA jo vetëm që do të marrë drejtimin në hulumtimin e incidenteve të mundshme të UFO, por edhe do të ndajë të dhënat në mënyrë transparente, që nuk ka ndodhur më pare.

Ka ende shumë për të zbuluar. Nëse na pyesni nëse ka forma të tjera jete në pafundësinë e universit, atëherë përgjigja është po”, tha drejtori i NSA-së dhe ish-astronauti, Bill Nelson.

Kjo deklaratë vjen pak ditë pas raportimeve se në Meksikë ishte identifikuar një kufomë e një UFO.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese