Tirana
broken clouds
13 ° C
13 °
13 °
50 %
1.5kmh
75 %
Enj
14 °
Pre
15 °
Sht
16 °
Die
13 °
Hën
13 °
E enjte, 15 Prill, 2021
spot_img

Raportimet për dy vdekje nga vaksina në Shqipëri, Komiteti në deklaratë URGJENTE: Nuk kemi të dhëna bindëse

spot_img

Lajme të ngjashëm

Komiteti i Ekspertëve për Vlerësimin e Efekteve të Padëshiruara Pasvaksinore, bën me dije se deri më sot nuk ka asnjë rast të fataliteteve që lidhen me vaksinën dhe procesin e vaksinimit ndaj COVID19.

Sipas vendimit të Komitetit të Ekspertëve për Vlerësimin e Efekteve të Padëshiruara Pasvaksinore për 2 rastet e fatalitetit të pacientëve të cilëve u ishte aplikuar vaksina, nuk ka lidhje shkak-pasojë me aplikimin e vaksinës.

Komiteti Ekspertëve për Vlerësimin e Efekteve të Padëshiruara Pasvaksinore thekson se, nuk ka asnjë të dhënë bindëse, apo argument shkencor, konfirmues që të vërtetojë apo demostrojë një lidhje shkakësore midis procesit të vaksinimit ndaj COVID19 dhe ngjarjeve fatale të raportuara.

Komiteti Ekspertëve për Vlerësimin e Efekteve të Padëshiruara Pasvaksinore thotë se do të vazhdojë të jetë në vëzhgim të gjithë raportimeve lidhur me ngjarje apo efekte të padëshiruara pas vaksinore në mënyrë që të sigurojë një proces sa më të sigurt dhe efikas.

Ky Komitet, është ngritur me urdhër të datës 08.01.2021 dhe i përbërë nga farmakologë, imunologë, infeksionistë, alergologë, specialistë të shëndetit publik, kryesohet nga prof. dr. Gjeorgjina Kuli/Lito.

Këtë prag-zgjedhjesh, kemi hapur sondazhin për të parë se ku është mbështetja juaj ndaj partive dhe kandidatëve përkatës. Klikoni këtu për të votuar dhe për të aksesuar statistikat e deritanishme.

spot_img

Më shumë

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit