Tirana
clear sky
2.5 ° C
2.5 °
2.5 °
65 %
1.5kmh
0 %
Mër
11 °
Enj
14 °
Pre
16 °
Sht
14 °
Die
16 °
E mërkurë, 29 Mars, 2023

Raportime për incident kimik/ Rrjedhje gazi në Parkun Olimpik të Londrës, vendi mbushet me ambulanca dhe policë (PAMJET)

Lajme të ngjashëm

Parku Olimpik i Londrës është evakuuar pas një rrjedhje gazi në pishinën e Olimpike. Mediat vendase raportojnë për një numër të panjohur personash që kanë vështirësi në frymëmarrje dhe po trajtohen në vendngjarje.

Shërbimi i Ambulancës në Londër ka njoftuar për një ‘incident të madh’, me të paktën një duzinë mjetesh në Parkun Olimpik. Fotot e marra nga ndërtesat në Stratford tregojnë një ekuipazh zjarrfikësish duke u përgatitur për të hyrë në ndërtesë. Brigada e zjarrit konfirmoi se po merreshin me ‘raportime për një incident kimik’ në pishinë.

E gjithë zona është rrethuar nga efektivët e Policisë, të cilët u lajmëruan pak para orës 10:00. Kryetari i bashkisë së Londrës Sadiq Khan u bëri thirrje njerëzve që të shmangin zonën.

“Unë mbetem në kontakt të ngushtë me shërbimet tona të urgjencës, të cilët po merren me një incident të lidhur me gazin në Qendrën Ujore në Londër këtë mëngjes. Një numër njerëzish po trajtohen nga Shërbimi i Ambulancës në Londër. Ju lutemi shmangni zonën që është rrethuar dhe evakuuar”, ka thënë Khan.

Një zëdhënës i policisë shtoi: “Oficerët u njoftuan nga Brigada e Zjarrfikësve të Londrës në orën 9:53 për një rrjedhje tymi të dëmshëm në Qendrën Ujore, Queen Elizabeth Park, E20. Policët dhe Shërbimi i Ambulancës në Londër kanë shkuar gjithashtu në vendngjarje. Një numër personash janë evakuuar nga lokalet.”

Më shumë