Hapësire reklamuese

Bota

Raporti tronditës/ 216 mijë fëmijë janë viktima të abuzimit seksual nga klerikët e Kishës Katolike

Shkruar nga Newsbomb
Raporti tronditës/ 216 mijë fëmijë janë viktima të

Që nga viti 1950 rreth 216,000 fëmijë kanë qenë viktima të abuzimit nga anëtarët e klerit katolik në Francë.

Kjo deklaratëe fortë ka ardhur nga kreu i panelit i cili heton abuzimet nga anëtarët e Kishës.  Jean-Marc Sauve po fliste për publikimin e një raporti të gjatë mbi abuzimin seksual në Kishën Katolike Franceze.

Sipas mediave të huaja bazuar te deklarata e tij pritet që ky numër të rritet në 330,000, kur përfshihej abuzimi nga anëtarët laikë të Kishës.

Skandali në Francë është i fundit që goditi Kishën Katolike Romake, e cila është tronditur nga skandalet e abuzimit seksual në të gjithë botën, shpesh duke përfshirë fëmijë. Hetimi francez është porositur nga Kisha Katolike Franceze në vitin 2018.

Ai kaloi më shumë se dy vjet e gjysmë duke kontrolluar të dhënat e gjykatës, policisë dhe kishës dhe duke folur me viktimat dhe dëshmitarët.

Komisioni gjeti dëshmi për një minimum prej 2,900 deri në 3,200 abuzues,  nga gjithsej 115,000 priftërinj dhe klerikë të tjerë.

Raporti i tij, i cili është gati 2.500 faqe, thotë se “shumica dërrmuese” e viktimave ishin djem para-adoleshentë nga një larmi e gjerë e prejardhjeve shoqërore.

“Kisha Katolike është, pas rrethit të familjes dhe miqve, mjedisi që ka përhapjen më të lartë të dhunës seksuale,” thuhet në raport.

Sondazh

Poll