Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Raporti përfundimtar për 30 Qershorin, misioni i OSBE/ODIHR javën tjetër në Shqipëri

Shkruar nga Newsbomb
Raporti përfundimtar për 30 Qershorin, misioni i OSBE/ODIHR javën
Audrey Glover, shefja e misionit OSBE/ODIHR

Misioni OSBE/ODIHR do të vijë javën tjetër në Shqipëri, raporton Newsbomb.al.

Burime bëjnë me dije se misioni OSBE/ODIHR do të qëndrojë në Tiranë nga data 14 deri në 17 tetor.

Në Shqipëri do të vijë shefja e misionit Audrey Glover OSBE/ODIHR, Këshilltari për Zgjedhjet Alexey Gromov, Këshilltari Oleksii Lychkovakh dhe Koordinatori Raul Muresan.

Misioni i OSBE/ODIHR do të paraqesë raportin përfundimtar për zgjedhjet e 30 Qershorit.

Në raportin paraprak, OSBE/ODIHR tha se votuesit nuk e patën mundësinë të zgjidhnin mes disa opsioneve politike, ndërsa vlerësoi me pozitivitet votimin në një klimë të qetë dhe paqësore dhe po ashtu dhe procesin e numërimit.

ODIHR theksoi se qytetarët, sidomos ata që punonin për administratën publike, u përballën me presione direkte dhe indirekte për të demonstruar preferencat e tyre politike.

LEXO EDHE: Del RAPORTI i plotë i ODIHR për ZGJEDHJET/ Votimet të qeta dhe paqësore, ata që punojnë në administratë u përballën me presione direkte (PËRMEND PASOJAT E DEKRETEVE TË METËS)

72437358_2391598860887388_4300078856838053888_n.jpg

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll