Tirana
clear sky
16.5 ° C
16.5 °
16.5 °
59 %
3.1kmh
0 %
Hën
16 °
Mar
23 °
Mër
23 °
Enj
23 °
Pre
26 °
E hënë, 3 Tetor, 2022

Raporti për Lirinë e Medias “nxin” Shqipërinë: Është e fundit në listë, bashkë me Maqedoninë e Veriut dhe Bosnje-Hercegovinën

spot_img

Lajme të ngjashëm

Vende e Ballkanit janë rënditur në fund të listës së Indeksit të Literaturës Mediatike gjatë vitit 2021, përveç Sllovenisë e cila u rëndit e 14-ta.

Është Finlanda ajo e cika kryeson listn, ku më pas ndiqet nga Danimarka, Estonia, Suedia dhe Irlanda. Këto vende kanë potencial më të lartë që të përballojnë ndikimi nnegativ të lajmeve të rrem dhe dezinformatve për shkak të cilësisë së arsimit, mediave të lira dhe besimit të lartë të njerëzve.

Ashtu si në vitet e mëparshme, Finlanda mbetet e para në mesin e 35 vendeve europiane të përfshira në indeks.

Vendet në fund të renditjes janë  Maqedonia e Veriut e cila zë vendi ne 35-të, Bosnja dhe Hercegovina vendin e 34 të dhe Shqipëria e cila është pozicionuar në vendin e 33-të.

Mali i Zi në vendin e 32-të e ndjeku nga Turqia, Bullgaria, Serbia, Rumania dhe Greqia të cilat i përkasin grupit të 4 të vendeve.

Këto vende kanë potencial të ulët për t’u marrë me efektet e lajmeve të rreme dhe dezinformatave, kryesisht për shkak të performancës së dobët në lirinë e medias dhe arsimin.

Qiproja zë vendin e 26-të dhe Kroacia vendin e 24, të cilat renditen në grupin e 3 të të vendeve, ndërsa Sllovenia në vendin e 14-të.

Këto janë gjetjet e një botimi të ri të Indeksit të Medias për vitin 2021 nga Inciativa për Politikat Evropiane të Institutit të Shoqërisë së Hapur në Sofje.

Indeksi vlerëson potencialin e qëndrueshmërisë ndaj lajmeve të rreme në 35 vende evropiane, duke përdorur tregues për lirinë e medias, edukimin dhe besimin te njerëzit.

 Duke qenë se treguesit kanë rëndësi të ndryshme, atyre u caktohet peshë e ndryshme në model.

Analiza e grupimeve të indeksit tregon disa modele gjeografike pasi qarqet me performancën më të mirë ndodhen në grupime në Evropën Veriperëndimore dhe vendet me performancën më të keqe ndodhen në pjesën juglindore të kontinentit.

Ndryshimet në grupe kur krahasohen indekset e 2021 dhe 2019 duket se tregojnë për një përkeqësim të situatës pasi një numër vendesh u kthyen në grupime të niveleve më të ulëta.

Ky botim i indeksit vjen në kohën e një krize të dyfishtë kur shpërthimi i Covid-19 u përkeqësua nga infodemia,  vërshimi i lajmeve të rreme dhe dezinformatave mes shumë informacioneve për pandeminë.

Më shumë


spot_img
spot_img

spot_img