Tirana
overcast clouds
12.5 ° C
12.5 °
12.5 °
71 %
5.7kmh
90 %
Hën
12 °
Mar
9 °
Mër
10 °
Enj
14 °
Pre
10 °
E hënë, 6 Dhjetor, 2021
spot_img

Raporti për 2018/ Kryeprokurorja Marku: Ja qarku me kriminalitetin më të lartë në vend

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryeprokuroja Arta Marku ishte sot në Komisionin e Ligjeve për të raportuar mbi raportin e Prokurorisë së Përgjithshme për vitin 2018.

Mes të tjerash Marku u shpreh se në vitin 2018 ka më shumë procedime penale se në vitin 2017, ndërsa e ka cilësuar vitin e kaluar si vit jo të zakonshëm për prokurorët dhe gjyqtarët, për shkak të procesit të vettingut..

“Prokuroria ka zbatuar të gjitha ligjet në fuqi dhe rekomandimet e Këshillit të Ministrave, rekomandimet e BE, për të shpejtuar rrugën për integrimin e BE. Për vitin 2018 kemi më shumë procedime penale se në vitin 2017. Viti 2018 ka qenë një vit jo i zakonshëm për prokurorët dhe gjyqtarët, për shkak të procesit të vettingut. Prokurorët kanë qenë disi apatik, pasi në mënyrë të pashmangshme ka ndikuar në punën e tyre. Një pjesë e procedimeve janë nisje nga Prokuroria, ndërsa më shumë janë referime nga qytetarët dhe policia. Gjithsej, janë bërë më shumë se 57 mijë procedime. Më shumë procedime penale janë shënuar në Tiranë, më pas në Durrës, Elbasan, Shkodër”, tha Marku.

Më tej Kryeprokuroja e Përkohshme shtoi se nivelin më të lartë të kriminalitetit e mban Vlora, ndërsa më të ulët Dibra.  

“Përqindja më e ulët e kriminalitetit është në qarkun e Dibrës, kurse më të lartë e ka qarku i Vlorës. Veprat penale më të lartë janë vjedhja e pasurisë, krime ndaj personit, krimet ndaj tokës, veprat e dhunës kryesisht në familje. Në 2018, janë dënuar më shumë se 10 mijë persona”, tha Arta Marku.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img