Tirana
clear sky
23.5 ° C
23.5 °
23.5 °
29 %
4.6kmh
0 %
Hën
25 °
Mar
25 °
Mër
27 °
Enj
27 °
Pre
28 °
E hënë, 14 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Raporti Konfidencial për Ambasadën Amerikane: Ekspertët shqiptarë kanë frikë të firmosin për ndërrimin e tytës së pistoletës së Ndrea Prendit

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

58b40482a93d54be38b4b370802caf8a

Ish-komandanti i Gardës së Republikës Ndrea Prendi u akuzua nga prokuroria në vitin 2011 se nga pistoleta e tij ishte goditur për vdekje një nga 4 viktimat e ngjarjeve të 21 janarit të atij viti.

Pak ditë më parë Ndrea Prendi deklaroi se tyta e armës së tij ishte ndërruar pas 21 janarit, ndërsa pohoi se për këtë ishte akuzuar shoferi i tij, për të cilin tha sei ishte vënë nën presion nga prokuroria e asaj kohe.

“Për këtë është akuzuar shoferi im të cilit i është bërë presion nga Prokuroria që të deklarojë atë që nuk është e vërtetë, teksa ka deklaruar se kishte patur akses të plotë në armatimin e Gjeneralit. Në momentin që Prokuroria ka marrë armatimin tim, ata e kanë marrë nëpër thasë dhe është mbajt mbi 5 muaj. Nga studimi balistik ka dalë që arma ime është në rregull. Prokuroria është tërhequr nga kjo akuzë dhe shoferi është i lirë. Në momentin që u mbyll protesta, Prokuroria ka bërë fajtor komandatin e Gardës së Republikës”, tha Prendi në “Opinion”.

Por nga raporti konfidencial i siguruar nga Hashtag.al, del që tyta e pistoletës së Ndrea Prendit është ndërruar, por ekspertët e balistikës kanë patur frikë që ta raportojnë, ndaj kanë kërkuar që ekspertimi të bëhej nga FBI-ja amerikane, për të shmangur “hakmarrjen” që dyshonin se mund t’u vinte më pas.

1.png
2.png
3.png
4.png
 5.png

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img