Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Raporti i ‘Venecias’ për Metën, Elisa Spiropali: Ka shkelur Kushtetutën dhe ka humbur çdo besueshmëri për të qenë kreu i shtetit

Shkruar nga Newsbomb
Ministrja Elisa Spiropali

Ministrja Elisa Spiropali shprehet se Presidenti Meta ka shkelur Kushtetutën dhe këtë e konstatoi sipas saj dhe Komisioni i Venecias.

E ftuar në Real Story me Sokol Ballën, Spiropali theksoi se Meta ka humbur besueshmërinë për të qenë kreu i shtetit pasi ka tejkaluar kompetencat e veta duke shpikur një institucion të ri.

“Ne prandaj e pyetëm Komisionin e Venecias, që ta dëgjojmë. Presidenti ka tejkaluar kompetencat kushtetuese. Komisioni i Venecias nuk është një organ politik. Komisioni i Venecias thotë që shkarkimi është një vendim sovran që i takon parlamentit të Shqipërisë dhe Gjykatës Kushtetuese. Nuk jemi aty për të shkarkuar presidentin, por Meta ka humbur çdo besueshmëri për të qenë kreu i shtetit. Presidenti ka shkelur Kushtetutën dhe ka tejkaluar kompetencat e tij. Presidenti ka bërë gjë të paprecedent, ka shpikur institucion. E ka bërë në një moment kur Shqipëria ishte në një pozicion të disfavorshëm për Shqipërinë. Patjetër ne do të vazhdojmë me Komisionin Hetimor për të dërguar deri në fund këtë proces ligjor. Ne nuk po bëjmë gjyq popullor, por një proces të duhur ligjor.  Ne vazhdimisht provokohemi.  Deklaratat e presidentit Meta dhe zëdhënësit janë jashtë çdo lloj normaliteti”, tha Elisa Spiropali.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll