Tirana
broken clouds
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
73 %
3.6kmh
75 %
Hën
21 °
Mar
28 °
Mër
27 °
Enj
26 °
Pre
19 °
E hënë, 27 Shtator, 2021
spot_img

Raporti i Venecias, këshilltari i presidentit: Mazhoranca nuk identifikon dot asnjë rresht ku shkruhet se Meta ka shkelur Kushtetutën

spot_img

Lajme të ngjashëm

b354a3e73008d434561728c90e258d2d

Këshilltari i Presidentit Meta, Bledar Dervishi, ka deklaruar se Presidenca është i vetmi institucion që ka mbetur si garant i Kushtetutës.

I ftuar në emisionin ‘Tempora’, Dervishi ka theksuar se deri tani Meta ia ka arritur që të kryejë misionin e tij.

‘Presidenti i Republikës i mbetur vetëm në gjithë suazën e funksionimit të shtetit përfshirë dhe atë gjyqësor apo dhe pjesës tjetër është institucioni i vetëm kushtetues që po mundohet dhe besoj që deri tani ja ka arritur që të ruajë atë status që ka, garantin e Kushtetutës me ato mjete që ka në dorë, dekretin, mesazhet e kuvendit dhe çdo lloj qëndrimi publik që ka të bëjë me çështje të caktuara që ju i thatë skandale. Nuk pashë ndonjë përfaqësues të mazhorancës në Kuvendin e Shqipërisë, që kanë qenë dhe firmëtarë, të më lexojë një rresht të atij opinioni dhe pse draft dhe mund të ndryshojë, ku të thotë që Presidenti shkeli Kushtetutën në këtë pikë apo në atë nen’, tha këshilltari i Presidentit Meta, Bledar Dervishi.

Më shumë

spot_img