Tirana
clear sky
29.5 ° C
29.5 °
29.5 °
42 %
7.7kmh
0 %
Sht
28 °
Die
36 °
Hën
37 °
Mar
40 °
Mër
42 °
E shtunë, 24 Korrik, 2021

Raporti i punësimeve në Gjirokastër, si po plotësohet databaza me PS-në dhe LSI-në. PD denoncon: Gati gijotina mbi administratën publike

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

6e0e0619f5a38ce9342030e807fa9a63

Newsbomb.al para disa ditësh ka publikuar lajmin për krijimin e një raporti me punësimet e PS-së dhe LSI-së në Vlorë, por një denoncim tjetër vjen për qytetin e Gjirokastrës.

Pas takimit të disa ditëve më parë të deputetit Koço Kokëdhima me deputetin Vladimir Kosta, kryebashkiakun e Tepelenës Tërmet Peçin dhe socialist të tjerë, duket se është gati edhe tabela e databazës që do të plotësohet për një raport të ngjashëm edhe në Gjirokastër.

PD-ja e Gjirokastrës denoncon skemën e marrjes së informacionit, ku kryetari i saj Roland Bejko deklaron se është gati ‘’gijotina mbi administratën publike me urdhër partie’’.

Quhet ”Databaza e burimeve njerëzore”, ku do të përfshihen edhe punonjësit e gjetur në institucione, përveç atyre të rinjve nisur nga 2013-ta kur PS-ja erdhi në pushtet së bashku me LSI-në. Në tabela do të përfshihen edhe karakteristika të punonjësve, si vitet e punës, pozicioni, vitet e studimit, nëse punojnë mirë, janë të saktë, të përkushtuar, nëse ka iniciativë apo nëse është praktik në gjetjen e zgjidhjeve.

Ky eshte nje mail qe zyra e Koco Kokedhimes, ju ka derguar para disa ditesh te gjitha drejtorive qendrore ne nivel lokal dhe ju kerkon te dhenat e cdo punonjesi te administrates sipas tabelave bashkangjitur me qellim qe te largojne nga puna te gjithe ata qe Partia dhe shoku Koco do t’i cilesojne si te pavlefshem, kundershtare te rregjimit, armiq te partise dhe te familjes politike PS-LSI dhe do te zevendesohen me militante te PS-LSI sipas formules se koalicionit !”, shkruan Bejko.

 

eok2

em3

em2

Databaza dhe emaili dërguar institucioneve shtetërore në Gjirokastër, sipas PD-së

 

LEXO EDHE:RAPORTI I PUNESIMEVE, ALARMOHET PS: SHIFRAT PER VLOREN 700 PUNESIME PS, 368 PUNESIME LSI

Më shumë

spot_img
spot_img