Tirana
broken clouds
12.5 ° C
12.5 °
12.5 °
88 %
2.6kmh
75 %
Hën
12 °
Mar
9 °
Mër
10 °
Enj
13 °
Pre
15 °
E hënë, 29 Nëntor, 2021
spot_img

Raporti i Progresit, Rama: Komisioni konfirmoi edhe njëherë se i kemi përmbushur të gjitha kushtet, BE s’ka oreks për zgjerim tani

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryeministri Edi Rama  dhe ambasadori i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca po mbajë një konferencë të përbashkët, ku no flasin në me Progres-Raportin e Komisionit Europian.

Në fjalën e tij Rama dha se edhe një herë se Shqipëria ka plotësuar kushtet për integrimin në Bashkimin Europian, teksa tha se ky progres është udhërrëfyes për ne.

Kryeministri tha se Komisioni Europian ishte objektiv dhe i paanshëm në gjykimin e tij, teksa nuk la pa ironizuar edhe BE, duke thënë se edhe pse Shqipëria i ka plotësuar kushtet, duke përmendur Reformën në drejtësi por që ata nuk kanë “oreks”të zgjerohen tani.

Pjesë nga fjala e Ramës:

Është momenti më i rëndësishëm i ndërveprimit mes Shqipërisë dhe BE për një vit. Për punën e madhe dhe të palodhur të të gjithë ekipit të delegacionit të BE në Shqipëri. Një punë që zhvillohet pa pushim dhe orar. Në një ndërveprim kompleks me të gjithë ministritë agjencitë, departamente, nëpunësit civilë të përfshirë në procesin e përafrimit dhe që na ndihmon për atë cfarë e bën këtë proces një instrument unikal, për vendet në funksion të modernizimit shtet-ndërtimit dhe njësimit të gjithë grehinës së tyre institucionale ligjore dhe në terësi sociale me BE.

E kam thanë më shumë se një rast ky është një instrument të cilin e ofron në këtë botë vetëm BE për vende që për një mijë e një arsye janë në një fazë nga një standad i caktuar. Stad i caktuar ishte diktature në një demokraci funksionale. Në këtë aspekt të gjithë duhet ta kuptojnë se përtej anëtarësimit ky është një proces i brendshëm i domosdoshëm për të pasuur një shtet që funksionin me të gjitha normat dhe starndardet e një shteti demokratik dhe modern. Raporti që marrim sot është një tjetër në një vrazhdë të disa të tjerëve ku komisioni e rikonfirmon edhe një herë që Shqipëria i ka përmbushur të gjitha kushtet për të nisur formalisht atë që është vendosur në Këshillin Europian dhe për të ndërmarrë bashkë me BE diskutimin e anëtarësimit.

Dua të them se së pari raporti e vulos objektivisht se Shqipëria vjen nga një proces zgjedhor i padiskutueshëm në pikëpamje të integritetit dhe të përputhjes me standardet dhe rekomandimet e OSBE-ODIHR. Ka ecur me reformat e shtetrrethimit dhe të konsolidimit të proceseve demokratike. Reforma në administratën publike përsëri referohet si një proces që përparon, ashtu edhe për luftën kundër krimit të organizuar.

Të drejtat e njeriut rikonfirmohen si vlera më e madhe. Barazia gjinore vlerësohet. Përpjekjet tona për ta përafruar kuadrin legjislativ me BE-në vihen re dhe vlerësohen. Progresi për një ekonomi funksionale tregu është evident. Këto janë disa nga pikat kyçe. Raporti i Progresit nuk është thjesht një dokument që bën vlerësime pozitive por edhe që nxjerr në pah sfidat dhe problemet që duhen adresuar.

Shqipëria nuk është sot një vend që mund të bëhet sot anëtare me të drejta të plota të Bashkimit Europian edhe sikur të donin ata që nuk duan. Në mbyllje dua të them që ne nuk do të ndalojmë me përpjekjet tona në bazë nëse hapen po jo negociatat. Ne e bëjmë për fëmijët tanë që të jetojnë në një vend me të njëjtën cilësi si në Bashkimin Europian.

Shqipëria nuk është një vend që mund të behet sot pjesë e BE. Në Europë nuk ka një oreks për zgjerimin, por për të shkuar në atë pikë ne duhet të shkojmë në atë pikë ne duhet të vazhdojmë përpjekjet.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img