Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Raporti i OSBE, Taulant Balla: Shqipëria merr raportin më të mirë në këto 30 vite, meritë e qytetarëve që votuan në 25 prill

Shkruar nga Newsbomb
Raporti i OSBE, Taulant Balla: Shqipëria merr raportin më të

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste,Taulant Balla ka reaguar pas publikimit të raportit final të OSBE/ODIHR për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Në një postim në Facebook, Balla shprehet se Shqipëria ka marrë raportin më të mirë në këto 30 vite, i cili sipas tij është një meritë e madhe e qytetarëve shqiptarë që votuan në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

“OSBE/ODIHR konfirmon gjetjet e raportit paraprak duke konfirmuar se Zgjedhjet e 25 Prillit ishin shprehje kuptimplotë e demokracisë dhe e respektimit të lirisë së zgjedhësve. Shqipëria merr raportin më të mirë për zgjedhjet në këto 30 vite dhe kjo është një meritë e madhe, mbi të gjithë, e qytetarëve shqiptarë, të cilët ushtruan në shumicë të drejtën e tyre të votës në zgjedhjet parlamentare të 25 Prillit. Përgëzime KQZ për vlerësimin e marrë në këtë Raport”,  shkruan Balla në Facebook.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll