Tirana
clear sky
12.5 ° C
12.5 °
12.5 °
58 %
0.5kmh
0 %
Enj
24 °
Pre
24 °
Sht
28 °
Die
30 °
Hën
29 °
E enjte, 23 Shtator, 2021
spot_img

Raporti i OSBE për 30 qershorin, Hajdari: Leximi i gabuar nga qeveria dhe opozita tregon sa i kalbur është sistemi

spot_img

Lajme të ngjashëm

df865dd9ff57dfede420350c9ce82fd9

Deputetja opozitare Rudina Hajdari thotë se Raporti i OSBE/ODIHR për zgjedhjet vendore të 30 qershorit i bën me faj të dyja krahët e politikës shqiptare, si maxhorancën dhe opozitën joparlamentare.

Hajdari shprehet se të dyja palët e kanë lexuar gabim raportin ndërsa shton se kjo tregon që sistemi ynë politik dhe zgjedhor është i kalbur.

Ajo nënvizon nevojën për Reformën Zgjehore si të vetmin mjet për të adresuar problemet e zgjedhjeve në vend.

Reagimi i plotë i Hajdarit:

Arsyeja kryesore që qytetarët shqiptarë në 30 Qershor nuk patën mundësi zgjedhje dhe nuk ishin të përfaqësuar ishte sepse Opozita joparlamentare mori vendimin e paprecedentë të digjte mandatet dhe të mos hynte në zgjedhjet lokale, vendim ky që thelloi krizën politike në Shqipëri dhe i dhuroi Partisë Socialiste plot 61 Bashki.

Raporti fajëson të gjitha krahët politike njësoj për papërgjegjshmërinë e tyre ndaj elektoratit shqiptar, duke mos lënë vend për interpretim.

Prandaj, gënjeshtrat në mënyrën se si lexojnë Raportin e OSBE ODIHR-it tregon edhe njëherë se sa i kalbur është sistemi ynë politik dhe zgjedhor.

Është pikërisht ky sistem zgjedhor, ku kryetarëve të partisë u jepet pushtet pa limit, duke cënuar demokracinë e brendshme në çdo qelizë të partisë, që e ka sjellë vendin tonë në këtë pikë ku jemi sot, ku njerëzit ndihen të papërfaqësuar vetëm prej tekave personalë të kryetarëve të partive.

Duke parë situatën ku ka degraduar sjellja politike, është e qartë që Reforma Zgjedhore do të jetë i vetmi mjet i drejtë për të adresuar problemet e zgjedhjeve dhe për të hapur debatin publik, për një sistem zgjedhor më të denjë e më përfaqësues për shqiptarët, dhe që konsideron rekomandimet kryesore të OSBE ODIHR-it si: njohja e zgjedhjeve, depolitizimi i komisioneve zgjedhore dhe financimi transparent i partive politike gjatë fushatave.

Më shumë

spot_img