Tirana
scattered clouds
21.5 ° C
21.5 °
21.5 °
88 %
2.6kmh
40 %
Hën
26 °
Mar
26 °
Mër
25 °
Enj
23 °
Pre
22 °
E hënë, 20 Shtator, 2021
spot_img

Raporti i OSBE/ODIHR, reagon Kryemadhi: Këmbanë alarmi, të marrim përgjegjësitë

spot_img

Lajme të ngjashëm

492cd5040803ad57e101cc3e9fec4a6c

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi në një konferencë për shtyp nga zyra e saj reagoi për raportin përfundimtar të OSBE/ODIHR, lidhur me zgjedhjet e 30 qershorit.

Kryemadhi theksoi se raporti nuk i njeh zgjedhjet, ndërsa e konsideron si më të tmerrshmin për gjendjen ku ndodhet vendi.

Teksa renditi pikat kyç të raportit, ajo u shpreh se çdokush mund ta lexojë sipas gjuhës së tij, raportin, por duhet parë si një këmbanë alarmi dhe të gjithë të marrin përgjegjësitë.

‘Secili nga mund ta përkthejë raportin në gjuhën e tij, por është një këmbanë alarmi për të gjithë klasën politike për tu dhënë shqiptarëve mundësinë e integrimit në BE. Për të dalë nga kriza ka vetëm një rrugë, zgjedhje të lira dhe të ndershme. Ne do të marrim përgjegjësitë tona. Duhetfilluar nga ne të parët si parti të opozitës, dhe njeriu kryesor që duhet të marrë përgjegjësi është Edi Rama’, tha Kryemadhi. 

Pjesë nga fjala e Kryemadhit:

Nuk kemi asnjë mëdyshje se raporti do të dilte në konkluzionet që janë të qendrushme. Ndjejmë dhimbje për situatën politike dhe ekonomike. Kjo vjen si rezultat i inkriminimit.

Raporti është një skaner, por edhe i tmerrshëm për gjendjen ku ndodhet vendi. Mjafton në atë raport ku është mëse e qartë situata dhe janë përmenduar nga mediat disa nga pikat kryesore. Të rënda janë shprehjet që gjenden në raport. Prokuroria asnjë hetim. Këto fjali janë shkruar para se prokuroria të kthente në Dibër dosjen 184.

Ky raport si asnjëherë tjetër është një nga raportet që jo vetëm nuk i njeh, por për hir të së vërtetës të drejtën për vendosjen e zgjedhjeve e kanë dekretet e presidentit. Problemi ynë nuk është se ky raport do të jetë për fatin e partive politike. Është i rëndësishëm për shqiptarët, hapja e negociatave është një ndër pikat më të rëndësishme. Raporti tregoi qartë se sistemi politik, ekzekutiv dhe ligjor ka rënë përfundimisht.

Secili nga mund ta përkthejë raportin në gjuhën e tij, por është një këmbanë alarmi për të gjithë klasën politike për tu dhënë shqiptarëve mundësinë e integrimit në BE. Për të dalë nga kriza ka vetëm një rrugë, zgjedhje të lira dhe të ndershme. Ne do të marrim përgjegjësitë tona. Duhetfilluar nga ne të parët si parti të opozitës, dhe njeriu kryesor që duhet të marrë përgjegjësi është Edi Rama. Përfitoj nga rasti, ju ftoj ditën e nesërmë për 15 vjetorin e LSI. 

Lexo edhe:

Nuk ka lajme të lidhura për këtë lajm

Më shumë

spot_img