Tirana
broken clouds
16.5 ° C
16.5 °
16.5 °
72 %
5.1kmh
75 %
Die
15 °
Hën
13 °
Mar
8 °
Mër
10 °
Enj
13 °
E diel, 28 Nëntor, 2021
spot_img

RAPORTI I OECD: Shqipëria e para për qeverisjen digjitale, lë pas vendet e Ballkanit Perëndimor

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

47b8512f44a4a9bbde786ae4e868048b

Organizata për bashkëpunim ekonomik dhe zhvillim (OECD) në raportin e këtij viti e ka renditur në krye Shqipërinë sa i takon qeverisjes digjitale.

Në këtë raport, Shqipëria është vlerësuar përmes 13 treguesve duke lënë pas 6 vendet e Ballkanit Perëndimor. Pas Shqipërisë, renditet Serbia e më pas Maqedonia e Veriut.

Ndërkaq, drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, Linda Karçanaj, njëherazi ‘truri’ i platformës “e-Albania”, thotë se qeverisja digjitale është një tregues shumë i rëndësishëm i mirëqenies së një vendi pasi i jep fund korrupsionit e burokracive.

“Qeverisja digjitale është tregues shumë i rëndësishëm i mirëqënies së një vendi. Kjo sepse qytetarët i marrin në mënyrë automatike shërbimet online duke shpëtuar nga zyrtarët e korruptuar dhe duke kursyer shumë kohë. Vendet Perëndimore, ato të mirëqeverisura, nuk mund të mendohen pa qeverisjen dixhitale”, shprehet Karçanaj për Top Channel.

Referuar 13 treguesve në të cilët vlerësohet Shqipëria, Karçanaj përmend edhe transparencën.

“Transparenca, publikimi online i listës së shërbimeve elektoronike dhe statistikave të vazhdueshme mbi to si, regjistrimi, përdoruesit, janë një tjetër tregues i përmbushur në këtë raport”, thotë më tej Karçanaj. 

 qeverisja-dixhitaleeee.jpg

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img