Tirana
broken clouds
10.5 ° C
10.5 °
10.5 °
76 %
0kmh
75 %
Die
12 °
Hën
16 °
Mar
16 °
Mër
16 °
Enj
17 °
E diel, 4 Dhjetor, 2022

Raporti i Kontrollit të Lartë të Shtetit: Institucionet shtetërore i kanë shkaktuar 47 miliardë lekë dëm buxhetit!

spot_img

Lajme të ngjashëm

47 miliardë lekë dëm ekonomik i është shkaktuar shtetit shqiptar, në të ardhura dhe shpenzime publike, thuhet në raportin më të fundit të Kontrollit të Lartë të Shtetit. Janë kryer 120 misione auditimi, në 147 subjekte duke përfshirë të gjitha nivelet e qeverisjes.

Raporti i KLSH i përket periudhës janar – shtator 2022, ku janë përfshirë në vlerësimin e aktivitetit 147 subjekte në të gjitha nivelet e qeverisjes: institucione qendrore, ministri dhe agjenci (përfshirë drejtori qendrore dhe rajonale në varësi të tyre), njësi të vetëqeverisjes vendore (qarqe, bashki), drejtori të përgjithshme të administrimit fiskal, fonde speciale, si dhe shoqëri aksionare me kapital shtetëror në të cilën shteti ka mbi 50% të aksioneve, apo projekte me financim të huaj.

Në tabelën e mëposhtme është paraqitur shpërndarja e auditimeve sipas institucioneve të audituara.

Kontrolli i Lartë i Shtetit në përfundim të auditimeve të kryera përgjatë periudhës janar – shtator 2022 ka zbuluar parregullsi dhe shkelje financiare me pasojë dëm ekonomik në të ardhura dhe shpenzime në shumën totale prej 47,078,634 mijë lekë, nga e cila ka rekomanduar për shpërblim dëmi të njëjtën shumë, paraqitur sipas llojit dhe fushave ku është konstatuar në tabelën në vijim:

Raporti i Kontrollit të Lartë të Shtetit by Newsbomb Albania on Scribd

Më shumë




spot_img








spot_img