Mund të tingëllojë e çuditshme por mazhoranca aktuale e konsideron sukses dënimin e ish-ministrit Saimir Tahiri nga Apeli i Krimeve të Rënda me 3 vite e 4 muaj shërbim prove.
Në raportin e Komisioni Europian, publikuar sot si ‘update’, bie në sy se, sa i takon luftës kundër korrupsionit ‘në nivele të larta’, listën e kryeson çështja e Tahirit.
Ky i fundit është duke bërë betejën e rradhës në Kolegjin e Apelimit e teksa ende vazhdon ende të kërkojë të drejtën, të tjerë nga mazhoranca, dënimin e tij e kanë dërguar në Bruksel si model suksesi.
Pas Tahirit, vjen dënimi i tre gjyqtarëve të Apelit të Durrësit, Kliton Spahiu, Petraq Dhimitri dhe Petrit Ceno.
Pjesë e këtij përditësimi në raportin e Komisionit Europian është edhe ligji anti-mafia e sekuestrimet e SPAK.
Më poshtë një përmbledhje e këtij përditësimi nga raporti i KE, përkthyer nga gazetari Vladimir Lame
Në shtator 2019, një ish-ministër i Brendshëm u shpall fajtor për shpërdorim detyre nga Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda dhe u dha dënua me tre vite e katër muaj shërbim prove.
Në Shtator 2019, tre gjyqtarë të Gjykatës së Apelit Durrës u shpallën fajtorë për korrupsion pasiv dhe u dënuan me shtatë vjet burg. Në qershor 2019, një gjyqtar i Gjykatës së Lartë u dënua me nëntë muaj burg për falsifikim të dokumenteve.
Në shkurt të vitit 2019, 12 zyrtarë dhe ish-zyrtarë të ministrisë së Drejtësisë, përfshirë një ish-Sekretar të Përgjithshëm të Ministrisë – u arrestuan për dyshim të shpërdorimit të detyrës dhe shkelje të barazisë në tenderë gjatë periudhës 2016-2017.
Në shkurt 2019, Gjykata e Apelit e Krimeve të Rënda konfirmoi dënimin e një gjyqtari të Gjykatës së Apelit të dënuar në shkallën e parë në 2018.
Rritja e ndjekshmërisë dhe dënimeve kundër krimit të organizuar
- Në shkurt të vitit 2020, në kuadrin e ligjit anti-mafia, SPAK sekuestroi pasuritë e një shtetasi shqiptar, të dënuar në Itali për trafik droge dhe krim të organizuar.
- Në shkurt të vitit 2020, autoritetet shqiptare morën pjesë në dy operacione të suksesshme me agjencitë e zbatimit të ligjit në Itali në luftën kundër trafikut ndërkombëtar të drogës. Këto operacione u kryen gjithashtu në koordinim me agjencitë nga Shtetet e tjera Anëtare të BE-së, përfshirë Hollandën. Më shumë se 40 persona, përfshirë gjashtë shtetas shqiptarë, u arrestuan, të akuzuar se i përkisnin grupeve kriminale aktive në trafikun e kokainës në të gjithë Evropën.
Në total u kapën më shumë se 350 kg kokainë, së bashku me 5 kg heroinë dhe 400 kg marijuanë. Në një operacion tjetër të vetëm në shkurt, Shqipëria ofroi mbështetje për agjencitë italiane të zbatimit të ligjit që çuan në kapjen e 450 kg marihuanë, 75 kg hashash dhe 3.5 litra naftë hash; në një operacion të veçantë, Shqipëria ofroi mbështetje për Guardia di Finanza Italiane, duke rezultuar në sekuestrimin e 1.128 kg kokainë.
- Në janar të vitit 2020, autoritetet shqiptare morën pjesë në një operacion me autoritetet e zbatimit të ligjit në Greqi. 1.18 ton kokainë me origjinë në Amerikën e Jugut, si dhe u kapën një sasi e madhe parash dhe armë. U arrestuan disa shtetas shqiptarë.
- Në Nëntor 2019, autoritetet shqiptare përfunduan një operacion të madh për kapjen e pasurive me vlerë 12 milion € të një trafikanti të dyshuar droge.
- Në Tetor 2019, Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda konfirmoi vendimin e gjykatës së shkallës së parë duke dënuar kryetarin e një grupi kriminel transnacional për trafik droge me 15 vjet burg (të reduktuar në dhjetë vjet përmes procedurave të shkurtuara) për krijimin e një grupi të strukturuar kriminal, trafikimin narkotikët, dështimi i deklarimit të pasurive dhe pastrimi i parave.
- Në Tetor 2019, autoritetet shqiptare morën pjesë në një operacion me autoritetet e zbatimit të ligjit në Mbretërinë e Bashkuar. U sekuestruan pesë kg kokainë dhe një shumë e madhe parash. Një shtetas shqiptar i akuzuar si anëtar i një rrjeti narkotrafikimi të përfshirë në trafik kokainë dhe heroinë u arrestua.
- Në Shtator 2019, autoritetet shqiptare të zbatimit të ligjit dhe prokurorët e krimeve të rënda përfunduan një operacion 3-vjeçar me autoritetet greke, si dhe me shtetet e tjera anëtare të BE-së. Operacioni çoi në çmontimin e katër grupeve kriminale të përfshirë në trafik droge. Grupet raportohet se siguruan farat në Hollandë dhe i çuan në Shqipëri për kultivim. Grupet gjithashtu ishin të përfshirë në trafikimin e qënieve njerëzore.
- Në Shtator 2019, autoritetet shqiptare të zbatimit të ligjit sekuestruan 137 kg kokainë në Portin e Durrësit, të fshehur në kontejnerë nga Ekuadori. Operacioni u krye në bashkëpunim me autoritetet greke dhe amerikane. Dy anëtarë të stafit të sigurisë së portit u arrestuan.
- Në Shtator 2019, autoritetet shqiptare të zbatimit të ligjit morën pjesë me autoritetet greke të zbatimit të ligjit në një tjetër operacion të madh të përbashkët anti-narkotik. 56 persona u arrestuan.
- Në gusht 2019, autoritetet shqiptare të zbatimit të ligjit kryen një operacion të rëndësishëm policor rreth Krujës. 19 persona u arrestuan për kultivimin e drogës.
- Në qershor 2019, autoritetet shqiptare të zbatimit të ligjit morën pjesë në një operacion policor të koordinuar nga Europol dhe duke përfshirë Shtete të ndryshme Anëtare të BE-së.
31 persona të akuzuar se i përkisnin një organizate të madhe kriminale u arrestuan. Droga, armët dhe pasuritë u sekuestruan në Shqipëri dhe në BE. Më konkretisht, në Shqipëri operacioni çoi në arrestimin e kreut të dyshuar të grupit kriminal, si dhe në sekuestrimin e 200,000 euro, automjeteve dhe një investim biznesi të vlerësuar në 1 milion euro.
Sa i përket të dhënave të përgjithshme në luftën kundër krimit të organizuar, numri i çështjeve të reja që lidhen me organizatat kriminale dhe grupet e strukturuara kriminale të referuara në ndjekje penale u rrit nga 34 në 2017 në 53 në 2018.
Në vitin 2019, kishte 50% më shumë referime, me 79 raste. 13 aktakuza për krimin e organizuar janë lëshuar në vitin 2019, në krahasim me pesë në 2018 dhe shtatë në 2017.
Tetë persona u dënuan në shkallë të prerë në vitin 2017, dhe tetë në 2018.
Përveç kësaj, 18 persona u dënuan në nivelin e apelit në 2017, 20 në 2018 (përfshirë në një rast të lidhur me operacionin Lazarat), një në 2019, përveç pesë dënimeve në nivelin e shkallës së parë në 2017 dhe nëntë dënime në nivelin e shkallës së parë në 2019. Të gjitha këto kanë të bëjnë me trafikun e drogës.
Sa i përket numrit të krimeve të rënda, në vitin 2018, 22 raste të reja për trafikimin e qënieve njerëzore janë referuar në prokurori, 257 për pastrim parash dhe 1.524 për prodhimin dhe trafikimin e drogës.
Nga totali i referimeve për trafikimin e qenieve njerëzore, pastrim parash dhe trafik droge, 551 raste kanë rezultuar aktakuza në vitin 2018, dhe 507 në 2019.
Sa i përket dënimeve përfundimtare, ka pasur tre për trafikim të qënieve njerëzore në 2018 dhe pesë në 2019.
Për pastrimin e parave, ka pasur 10 dënime përfundimtare në 2018 dhe tetë në 2019.
Në 2018, 685 autorë të krimeve morën dënimin përfundimtar për prodhimin e trafikut të drogës dhe trafikimin dhe 290 në 2019.
Për pasuritë kriminale dhe pronat e sekuestruara dhe konfiskuar sipas ligjit antimafia, Shqipëria raportoi një shumë të parashikuar prej rreth 20 milion euro të kapur në 2019, kundrejt rreth 7 milion euro në 2018.
Një vlerësim 870,000 euro u konfiskua në vitin 2019, krahasuar me rreth 26,600 euro në 2018.
Pas këtij raporti, i mbetet ministrave të Jashtëm të vendeve të Bashkimit Europian që të vendosin nëse do t’i hapin apo jo negociatat me Shqipërinë.