Tirana
overcast clouds
6.5 ° C
6.5 °
6.5 °
93 %
1kmh
100 %
Die
10 °
Hën
12 °
Mar
13 °
Mër
14 °
Enj
8 °
E diel, 27 Nëntor, 2022

Raporti i KLSH për shkeljet te “Zyber Hallulli”, Pampuri: Babëzia nuk njeh kufi, si mund t’u heqësh ushqimin jetimëve

spot_img

Lajme të ngjashëm

Deputetja e PD Oriola Pampuri reagon për shkeljet që Kontrolli i Lartë i Shtetit ka gjetur në Shtëpinë e Fëmijës “Zyber Hallulli”, pas një auditimi të fundit. Ajo thotë jetimët duhet të ushqehen më pa për të “shuar urinë e të babëziturve”.

“Babëzia nuk njeh kufi; këtë herë janë jetimët, ata të cilët duhet të ushqehen më pak, “për të shuar urinë e të babëziturve”. Kontrolli i lartë i shtetit, përgjatë auditimit për ka konstatuar se kosto e ushqimit për fëmijët e shtëpisë së fëmijës “Zyber Hallulli”, ka qënë më e ulët se ajo e përcaktuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale, çka do të thotë që fëmijët ushqehen më pak.

KLSH ka konstatuar një tjetër shkelje përsa i përket procedurave të prokurimeve publike me objekt “Blerje mallrash ushqimorë” me vlerë totale të fondit limit 3,5 mln lekë, procedurë në të cilën nuk është paraqitur procesverbali i fondit limit, ku duhet të përfshiheshin elementët si numri i fëmijëve përfitues të ndarë sipas grup moshave, sasitë e kalorive ditore që i duhet çdo fëmije sipas grup moshave.

Po si mund të privosh ata fëmijë dhe nga një nevojë kaq bazike, siç është ushqyerja, aq e domosdoshme për zhvillimin në moshën që ata ndodhen, e përpos të tjerave; si mund të të bëjë zemra të prekësh ushqimin e atyre fëmijëve, si të mund të lësh ata fëmijë të përgjumen të pangopur, të shkojnë në shkollë të paushqyer, a nuk kanë mjaftueshëm boshllëkun e madh të mungesës së dashurisë prindërore?

Për aq kohë sa korrupsioni, gëlon, e askush nga kokat e mëdha nuk preket, sigurisht që më të dobëtit do të jenë “viktimat” e këtij sistemi të kalbur”, shkruan Oriola Pampuri.

Raporti i Kontrollit te Larte te Shtetit, per "Zyber Hallullin" by Newsbomb Albania on Scribd

 

Më shumë




spot_img






spot_img