Hapësire reklamuese

Aktualitet

Raporti i Këshillit të Europës: Shqipëria të luftojë PASTRIMIN e PARAVE, të ndiqen ‘PASTRUESIT’ dhe t’u konfiskohen asetet (E PLOTË)

Shkruar nga Newsbomb

Shqipëria duhet të shtojë përpjekjet e saj për të luftuar pastrimin e parave.

Në një raport të botuar sot, Komiteti i Ekspertëve mbi Vlerësimin e Masave kundër Pastrimit të Parave dhe Financimit të Terrorizmit (MONEYVAL), u bën thirrje autoriteteve shqiptare që të shtojnë përpjekjet e tyre në ndjekjen e pastruesve dhe konfiskimin e aseteve të tyre lidhur me veprat kriminale që gjenerojnë të ardhura dhe në trajtimin e rreziqeve që lidhen me financimin e terrorizmit.

MONEYVAL thotë se autoritetet shqiptare janë koshiente për rreziqet e pastrimit të parave të vendit në ekonominë formale dhe kanë mekanizma kombëtare të koordinimit për hartimin e politikave për të adresuar rreziqet. Megjithatë, këto mekanizma nuk janë plotësisht efektive dhe ka disa fusha që do donin një analizë më të detajuar të kërcënimeve të paraqitura.

Korrupsioni paraqet rreziqe të mëdha të pastrimit të parave në Shqipëri. Shpesh i lidhur me aktivitetet e krimit të organizuar, gjeneron shuma të konsiderueshme të të ardhurave kriminale dhe dëmton seriozisht funksionimin efektiv të sistemit të drejtësisë penale.

Autoritetet janë të vetëdijshme për rreziqet nga korrupsioni, por deri më tani zbatimi i ligjit ka patur vëmendje të kufizuar për të synuar pastrimin e parave lidhur me korrupsionin. Një reformë e rëndësishme gjyqësore është duke u zbatuar për të adresuar më mirë rreziqet e korrupsionit të përhapura në vend.

Autoritetet kompetente përdorin sistematikisht raporte të Drejtorisë së Përgjithshme për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe një gamë të gjerë burimesh të tjera informacioni për të inicuar dhe lehtësuar hetimet për pastrimin e parave, veprat penale të ndërlidhura dhe financimin e terrorizmit.

Hetimet paralele aplikohen sistematikisht në rastet e pastrimit të parave dhe në procedurat e tjera penale. Megjithatë, këto hetime, sipas raporti, rrallë rezultojnë në aktakuza dhe procedurat e pastrimit të parave të ndërlidhura me veprat e rëndësishme të gjenerimit të të ardhurave janë kryesisht pezulluar ose hedhur poshtë nga prokuroria.

Raporti nënvizon se Shqipëria ka një kuadër të fuqishëm ligjor për konfiskimin e të ardhurave kriminale, por numri dhe vlera e pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara nuk janë në përpjesëtim me nivelin e kriminalitetit në vend.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu