Tirana
overcast clouds
12.5 ° C
12.5 °
12.5 °
71 %
5.7kmh
90 %
Hën
12 °
Mar
9 °
Mër
10 °
Enj
14 °
Pre
10 °
E hënë, 6 Dhjetor, 2021
spot_img

Raporti i KE-së, reagon Soreca: Shqipëria vazhdon të përmbushë kushtet për hapjen e negociatave

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Këtë të martë Komisioni Evropian miratoi Paketën e tij të Zgjerimit për vitin 2021, duke siguruar një vlerësim të detajuar të gjendjes dhe përparimit të bërë nga Ballkani Perëndimor dhe Turqia në rrugët e tyre përkatëse drejt BE-së.

Komisioneri i Bashkimit Evropian për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Oliver Varhelyi tha se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut i kanë përmbushur kushtet për të hyrë në BE, gjatë prezantimit të paketës së zgjerimit nga Parlamenti Evropian.

Në lidhje me këtë raport ka reaguar edhe ambasadori i BE-së në vendin tonë Luigi Soreca, i cili përmes një postimi në “Twitter”, ka rikthesuar dhe njëherë faktin që vendi ynë po përmbush kushtet e hapjes të negociatave.

“Paketa e Zgjerimit. Shqipëria vazhdon të përmbushë kushtet për hapjen e negociatave. Është vendimtare tani që të bien dakort që IGC e parë të mbahet sa më shpejt të jetë e mundur dhe para fundit të këtij viti”, shkruan ambasadori.

I njëjti status është ripostuar dhe nga ambasadorja amerikane, Yuri Kim, në llogarinë e saj duke pohuar kështu dhe njëherë deklaratën e Sorecës.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img