Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Raporti i KE, ambasadorja e BE-së: Amnistia fiskale rrezikon integrimin, SPAK të vazhdojë detyrën

Shkruar nga Newsbomb
Raporti i KE, ambasadorja e BE-së: Amnistia fiskale rrezikon integrimin,

Ambasadorja e Bashkimit Europian në vendin tonë, Christiane Hohmann, gjatë fjalës së saj për progres raportin e Shqipërisë ka thënë se vendi ka bërë progres.

Sipas ambasadores, SPAK ka bërë detyrën me hetimin dhe arrestimin e zyrtarëve të lartë, teksa më tej i bëri thirrje Prokurorisë sepciale të vazhdojë me detyrën.

Ndër të tjera, Hohmann u shpreh se Shqipëria është duke ecur në mënyrë të mirë për të përmirsuar efektivitetin, por mbetet në juridiksionin e monitorimit të shtuar. Ajo theksoi se miratimi i amnistisë penale do të rrezikonte progresin në këtë fushë.

“Raporti vlerëson punën e parlamentit dhe ka vërejtur se Këshilli i Integrimit ka bërë përpjekje për të konsoliduar rolin në këtë çështje. Progres është vërejtur edhe në transparencën e parlamentit.

Lidhur me reformën në administratën publike ka pasur një progres më të ngadaltë. Sa i përket qeverisjes vendore mungojnë burimet për të ushtruar politikat e tyre. Ligji për administratat jo-fitimprurëse duhet të përmirësohet.

Raporti vlerëson zbatimin e Reformës në Drejtësi, por ndikohet negativisht nga çështjet e prapambetura dhe vonesave. Kërkohet një aksion më vendimtar për një sistem më modern të trajtimit të çështjeve. Lidhur me korrupsionin raporti vëren se është bërë progres më ndërtimin e raportit të dënimeve penale.

SPAK-u ka marrë vendime për persona zyrtarë të lartë, ndërsa bëhet thirrje për zbatimin e ligjit edhe më tej, por përpjekjet duhet të vazhdojnë.

Sa i përket pastrimit të parave vendi po ecën në mënyrë të mirë për të përmirësuar efektivitetin, por mbetet në juridiksionin e monitorimit të shtuar. Miratimi i amnistisë penale do të rrezikonte progresin në këtë fushë”, u shpreh ajo.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese