Tirana
clear sky
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
28 %
2.6kmh
0 %
Mar
23 °
Mër
23 °
Enj
23 °
Pre
26 °
Sht
24 °
E martë, 4 Tetor, 2022

Raporti i FMN për ekonominë, Meta: Një alarm për qeverinë, Shqipëria ka rritjen më të ulët në rajon

spot_img

Lajme të ngjashëm

Presidenti Ilir Meta ka reaguar për raportin e FMN, e cila ka ulur ndjeshëm pritshmërinë për rritjen ekonomike të Shqipërisë.

Meta me anë të një postimi në rrjetet sociale, shkruan se ky është një shqetësim serioz dhe një alarm për Qeverinë.

Kreu i shtetit shkruan se Shqipëria ka rritjen më të ulët në rajon, që mund të degradojë në stanjacion ekonomik.

Postimi i plotë i Metës:

Një shqetësim serioz dhe një alarm për Qeverinë, Kuvendin dhe të gjithë shoqërinë, parashikimi i errët që bën FMN për rritjen ekonomike të Shqipërisë për këtë vit.

Parashikohet një ulje me 2.5 pikë përqindje nga 4.5% që ishin pritshmëritë.

Me një nivel rritje prej 2% për këtë vit dhe që mund të rishikohet sërish në rënie në vazhdim, Shqipëria ka rritjen më të ulët në rajon, që mund të degradojë në stanjacion ekonomik.

Shifrat me ulje të rritjes së pritshme ekonomike me 2.5% janë edhe shumë më poshtë sesa ulja në nivel global për 2022, që pritet të jetë vetëm 0.5 %.

Bllokuesit e rritjes ekonomike të vendit janë financimi i investimeve jo produktive nga buxheti, efiçencë e ulët e investimeve për shkak të korrupsionit, që gërryen vlerën e tyre, mos lejimi i investimeve private në energji, monopolizimi i ekonomisë, si dhe pasojat e rritjes galopante të çmimeve.

Më shumë


spot_img
spot_img

spot_img