Tirana
overcast clouds
7.5 ° C
7.5 °
7.5 °
81 %
1.5kmh
90 %
Enj
12 °
Pre
15 °
Sht
14 °
Die
13 °
Hën
11 °
E enjte, 2 Dhjetor, 2021
spot_img

Raporti i Europol dhe Zyrës së OKB për drogën dhe krimin: Në 4 vite prodhimi i kokainës u rrit me 80%, u arrestuan mbi 1900 trafikantë, mes tyre edhe 266 shqiptarë

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Një raport i Europol dhe Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Drogën dhe Krimin ka treguar se nga viti 2015 deri në vitin 2019 sasia e prodhuar e kokainës është rritur me 80%. Në vitin 2015 llogaritet të jetë prodhuar 1000 tonë kokainë, ndërsa në vitin 2019 më shumë se 1800 tonë.

Sipas këtij raporti, po shtohen gjithnjë e më shumë grupet kriminale si shqiptarët dhe grupe të tjera nga Ballkani Perëndimor, të cilët nuk përdorin ndërmjetës, ndaj edhe të arhdurat janë më të mëdha. Holanda është një qendër e rëndësishme në tregun europian të kokainës, por raporti tregon se edhe në Belgjikë po rritet ndjeshëm numri i importeve të lëndës narkotike.

Transporti po bëhet gjithnjë e më shumë me anë të kontejnerëve, kryesisht në Antwerp dhe Roterdam, ndërkohë që në Belgjikë dhe Hollandë janë kapur sasitë më të mëdha të kokainës nga policia: 66 ton në Antwerp (dyfishuar në 5 vjet) dhe 33 ton në Roterdam në 2020. Në tre vjet, rreth 1900 njerëz u arrestuan për kontrabandë kokaine në Evropë. Më shumë se 600 ishin latino-amerikanë, 300 ishin nigerianë dhe marokenë, 266 shqiptarë dhe 51 holandezë.

Ekspertët e Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Krimin dhe Drogën rekomandojnë:

Vendet duhet të forcojnë bashkëpunimin e tyre për të parandaluar ose ndaluar dërgesat e drogës dhe të koordinojnë aktivitetet e tyre parandaluese. Për ta bërë këtë, nevojitet shkëmbimi i informacionit, hetime të përbashkëta, por edhe më shumë kapacitete për kontrolle në porte dhe për operacione. Vendet duhet të jenë në gjendje të aplikojnë metoda speciale hetimore, të ofrojnë ndihmë juridike dhe të konfiskojnë paratë kriminale.

Vendet duhet të kenë ekspertizë të konsiderueshme dixhitale për të qenë në gjendje të luftojnë CSV-të edhe në atë fushë, me një ekuilibër të mirë midis zbatimit të ligjit dhe privatësisë

Bashkëpunimi ndërmjet palëve të përfshira duhet të jetë gjithashtu i rregullt brenda vendeve, mundësisht me organizata të specializuara.

Përzierja e botës së krimit dhe zyrtarëve duhet të parandalohet me hetim financiar në të gjitha rastet, duke konfiskuar të ardhurat kriminale dhe duke luftuar pastrimin e parave.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img