Tirana
light rain
17.5 ° C
17.5 °
17.5 °
88 %
1.5kmh
75 %
Mar
24 °
Mër
25 °
Enj
26 °
Pre
25 °
Sht
20 °
E martë, 30 Maj, 2023

Raporti i DASH pasqyron përplasjen e Agron Shehajt me qeverinë për mbylljen me forcë të biznesit

Lajme të ngjashëm

Raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit për Shqipërinë ishte tepër kritik, duke nënvizuar disa nga problemet më shqetësuese nga korrupsioni te liria e medias, pavarësia e gjyqësorit dhe ato që konsiderohen si sulme ndaj kundërshtarëve politikë.

Lidhur me këto të fundit, Raporti i DASH përmend edhe rastin e përplasjes së deputetit të PD, Agron Shehaj me qeverinë, teksa policia dhe IKMT i vendosën shiritin në ambientete e biznesit, duke pretenduar se ndodhej në një godinë që ishte ndërtuar pa leje.

DASH raporton se Shehaj pretendoi “se kompania e tij ishte në shënjestër pasi akuzoi vazhdimisht dhe publikisht zyrtarët e qeverisë për korrupsio”.

“Disa pronarë biznesesh, aktivistë të shoqërisë civile dhe politikanë akuzuan qeverinë për aplikim selektiv të ligjit për sekuestrimin e pronave për qëllime politike. Në tetor, IKMT dhe Policia e Shtetit Shqiptar mbyllën me forcë ambientet e biznesit të një deputeti të opozitës, duke përmendur shkeljen e kërkesave të ndërtimit dhe zënies së ndërtesave.

Deputeti pretendoi se kompania e tij ishte në shënjestër pasi akuzoi vazhdimisht dhe publikisht zyrtarët e qeverisë për korrupsion. Kompania ngriti padi në Gjykatën Administrative të Tiranës duke kërkuar një qëndrim në pritje të shqyrtimit ligjor dhe akses në provat mbështetëse që justifikonin sekuestrimin e hapësirës së zyrës që kishte me qira. Në nëntor bllokimi u hoq”, thuhet në raportin e DASH.


Më shumë