Departamenti Amerikan i Shtetit ka publikuar raportin vjetor për klimën e investimeve në vendin tonë. Me nota kritike, ky raport tërhiqte vëmendjen duke treguar se rreziku për të investuar në Shqipëri ka një risk në rritje.
Megjithatë veç kësaj, në raport tregohet se Agjencia e Trajtimit të Pronave (ATP) ka shpërndarë afro 70 milionë dollarë që prej hyrjes në fuqi të ligjit 133/2015 deri në fund të vitit 2022.
Sipas këtij raporti, janë ezauruar 794 kërkesa për dëmshpërblim duke shpërndarë një kompensim fizik prej 713 hektarësh. Në RAPORTIN e publikuar nga DASH ndër të tjera thuhej:
“Agjencia e Trajtimit të Pronave (ATP) ka vijuar vlerësimin e kërkesave dhe shpërndarjen e fondeve për kompensimin e pronave.
Që nga hyrja në fuqi e ligjit 133/2015 në fund të vitit 2015 deri në fund të vitit 2022, janë realizuar 794 kërkesa për dëmshpërblim me një kosto financiare prej rreth 70 milionë USD, ku janë shpërndarë një kompensim fizik prej 713 hektarësh nga fondi i tokës”.