Tirana
clear sky
17.5 ° C
17.5 °
17.5 °
77 %
0.5kmh
0 %
Die
36 °
Hën
37 °
Mar
40 °
Mër
42 °
Enj
41 °
E diel, 25 Korrik, 2021

Raporti i BE: 76.5% e ujërave në Shqipëri të shkëlqyera, ja zonat me ndotjen më të madhe në Durrës, Vlorë dhe Pogradec

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Publikohet raporti i Bashkimit Europian për cilësinë e ujërave detare por edhe në tokë, ku Shqipëria renditet e 20-a nga 30 shtete të monitoruara.

Sipas raportit 76.5 për qind e ujërave në Shqipëri kanë kualitet të shkëlqyer, 95.8% kanë cilësi të pranueshme dhe 4.2% klasifikohen si zona të ndotura.

rth4r6hj5j5j
Renditja sipas cilësisë së ujit. Kryeson Qipro e ndjekur nga Austria, Greqia, Malta dhe Kroacia

119 plazhe dhe zona të tjera ujore janë monitoruar në vendin tonë, prej të cilave janë marrë 1071 mostra të cilat janë analizuar më pas për dy parametra mikrobiologjikë (Escherichia coli dhe Enterokokët e zorrëve).

Zonat e ndotura janë 5, në liqenin e Pogradecit, në pjesën e qytetit, 1 liqen në zonën e Skraparit pranë fshatit Faqekuq, 2 zona në Durrës, në Plazh dhe Në fund të shëtitores Vollga si dhe 1 zonë në plazhin e Vlorës në qytet, raporton Newsbomb.al.

Ajo që bie në sy nga ky monitorim është cilësia e lartë e ujërave në Velipojë e Shëngjin si dhe ujërat e kristaltë të Sarandës.

Shengjini velipoja
Velipoja dhe Shëngjini (zonat blu janë me cilësi të lartë)
Durresi
Plazhi i Durrësit ka dy zona të ndotura, shënuar me të kuqe
Pogradeci
Cilësia e ujit në Pogradec, liqeni i Ohrit
Vlora
Vlora
Saranda
Cilësia e ujit në plazhet e Sarandës

Më shumë

spot_img
spot_img