Hapësire reklamuese

Politikë

Raporti final i OSBE/ODIHR  për 30 qershorin, reagon PDIU: Tërmeti i Bablokut të madh ishte aq i fortë sa shkatërroi çdo institucion

Shkruar nga Newsbomb
Kryetari i PDIU Shpetim Idrizi

PDIU e Shpëtim Idrizit reagon pas publikimit të raportit përfundimtar të OSBE/ODIHR, ku dolën në pah disa mangësi, ndërsa procesi quhej përgjithësisht I rregullt.

Në deklaratën e PDIU, thuhet se tërmeti i Bablokut të madh, duke nënkuptuar Ramën, ishte aq i fortë sa shkatërroi çdo institucion ende në këmbë në vend, KQZ, prokurorinë, vettingun, Kolegjin Zgjedhor, administratën, median dhe të gjithë ata që u përfshinë në këtë krim kundër demokracisë.

Më tej, në deklaratë thuhet gjithashtu se tabloja e saktë që paraqitet në raportin e OSBE/ODIHR është një shkatërrim total i çdo standarti demokratik, shkatërrim institucionesh, paralizim i funksionimit qoftë edhe minimal të ligjit.

DEKLARATË PËR MEDIA E PDIU:

PDIU vlerëson se raporti përfundimtar i OSBE-ODIHR-it i dha fund përpjekjes disamujore për të konsideruar normalitet, aktin më të paprecedent të këtyre 28 viteve demokraci, votimeve moniste të 30 qershorit. Tabloja e saktë që paraqitet në këtë raport është një shkatërrim total i çdo standarti demokratik, shkatërrim institucionesh, paralizim i funksionimit qoftë edhe minimal të ligjit. Kriza politike dhe institucionale është e zeza mbi të bardhë, para syve të gjithë ndërkombëtarëve sot, vlerësuar nga i vetmi institucion i specializuar për zgjedhjet.


Tërmeti i Bablokut të madh ishte aq i fortë sa shkatërroi çdo institucion ende në këmbë në vend, KQZ, prokurorinë, vettingun, Kolegjin Zgjedhor, administratën, median dhe të gjithë ata që u përfshinë në këtë krim kundër demokracisë.

Raporti vuri në dukje se:

-Ishin votime pa garë dhe qytetarëve ju mohua e drejta e zgjedhjes.

-Mos publikimi i dekretit të Presidentit për 13 tetorin, në Fletoren Zyrtare, ishte i paligjshëm.

-KQZ cënoi sigurinë juridike duke krijuar precedent të rrezikshëm për qytetarët.

-Gjyqtarët u ndikuan në vendimet e tyre për shkak të procesit të vettingut.

-Mospranimi i komisionerëve të opozitës, tregoi se KQZ ishte e ndikuar politikisht.

-Komisionerët e emëruar nga KQZ që duhet të ishin ekspertë, në faktin ishin përfaqësues të PS-së.

-Administrata publike u vendos në presion dhe kërcënim për të votuar në 30 qershor.

-Punonjësit dhe qytetarët u ndjenë të kërcënuar se nëse nuk do votonin, do ndëshkoheshin, deri në shkarkim apo heqjen e ndihmës sociale.

-Administrata u detyrua që të merrte pjesë në takimet politike, gjatë dhe pas orarit të punës.

-Punësimi në sektorin publik varet nga përkatësia politike.

-Në listat e zgjedhësve u konstatuan nënshkrime të njëjta, që janë provë e votimit nga të tjerë.

-Se vota u ndikua dhe kontrollua

-Se prokuroria nuk ndërmori hetime duke ndihmuar në perceptimin e pandëshkueshmërisë së krimit elektoral edhe për zgjedhjet e kaluara.

Nuk ka asnjë raport në 28 vite që mund të nxjerre kaq shumë dhunime të ligjit dhe sistemit demokratik në vend. Asnjë çmenduri e momentit që tenton ta kalojë si normalitet, nuk mundet të justifikojë dhunimin e demokracisë në vend. PDIU do vazhdojë të përkrahë çdo aksion që do të çrrenjosë krimin dhe autoritarizmin në vend. PDIU përsërit se e vetmja zgjidhje për rikthimin e demokracisë dhe normalitetit në vend, janë zgjedhjet e përgjithshme dhe vendore njëherazi, duke përgatitur kushtet që për herë të parë në 28 vjet trazicjon, të kemi zgjedhje të lira, të ndershme dhe të barabarta.

 

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.