Hapësire reklamuese

Aktualitet

RAPORTI/ 54 zyrtarë të lartë janë gjobitur për fshehje të të ardhurave, Inspektoriati i PASURISË: Janë DEPUTETË, KRYETARË BASHKIE e DREJTORË DREJTORISH (TË DHËNAT E PLOTA)

Shkruar nga Newsbomb

Inspektoriati i lartë i Deklarimit të Pasurisë ka gjobitur 54 zyrtarë të lartë nga janari deri në dhjetor 2019.

Shifra është bërë e ditur në raportin vjetor të institucionit drejtuar Kuvendit të shqipërisë, por pa specifikuar për nivelin e zyrtarëve të gjobitur, raporton newsbomb.al.

Ndërkohë, në të dhënat e përgjithshme, nga viti 2014 deri në vitin 2019, të dhënat e Inspektoriatit tregojnë se janë gjobitur në total 1726 zyrtarë të shtetit shqiptar, e ndër këta, 115 persona funksionarë të lartë, janë kallzuar edhe penalisht.

Të gjitha kontrollet janë bërë duke zbatuar edhe rezolutën e kuvendit për vijimin e kapaciteteve investiguese me focus trajtimin e fshehjes së të ardhurave dhe deklarimit të pasurisë, apo konfliktit të interesit, raporton newsbomb.al.

“Të gjitha të dhënat, janë referuar edhe penalisht pranë organit të akuzës, strukturave të hetimit tatimor, policisë së shtetit apo edhe Drejtorisë së Parandalimit e Pastrimit të Parave” thuhet në raportin e Inspektoriatit.

“Për t’u theksuar është fakti se të gjitha masat administrative të vendosura nga Inspektorati I Lartë janë lënë në fuqi nga Gjykata Administrative, me përjashtim të një numri të pakonsiderueshëm, për të cilat gjykata ka vendosur shfuqizimin ose ndryshimin e tyre”, thuhet në raport.

Për më tepër, Inspektorati i Lartë, gjatë periudhës 2014 – 2019, ka referuar pranë Institucionit të Prokurorisë, strukturave të hetimit tatimor, Drejtorisë së Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave, si dhe Policisë së Shtetit, 430 subjekte, në të cilët janë përfshirë zyrtarë të nivelit të lartë drejtues, si Deputetë të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Kryetarë Bashkie, Drejtorë Drejtorie etj. Për periudhën raportuese janë paraqitur në total 115 raste kallëzime penale dhe referime të tjera, tregon raporti./NEWSBOMB.AL/

2.jpg

4_copy.jpg

 

3.jpg

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu