Tirana
clear sky
-0.5 ° C
-0.5 °
-0.5 °
93 %
1kmh
0 %
Die
10 °
Hën
9 °
Mar
10 °
Mër
10 °
Enj
9 °
E diel, 29 Janar, 2023

“Range Roveri” luksoz nga Shqipëria sekuestrohet në Doganën e Kosovës, rezulton i vjedhur në Itali

spot_img

Lajme të ngjashëm

Një fuoristradë luksoze Range Rover është sekuestruar nga Policia e Kosovës në Doganën e Vërmicës, teksa ka qenë duke kaluar kufirin nga Shqipëria. Mjeti drejtohej nga një shtetas me inicialet U.R dhe i lindur në vitin 1992.

Gjatë kontrollimit të mjetit Range Rover dhe numrit identifikues të tij, ka rezultuar se ky automjet është raportuar i vjedhur në Itali, në vitin 2021. Më pas dyshohet se i janë falsifikuar dokumentet e automjetit dhe i njëjti është ri–regjistruar në Shqipëri.

“Policia e Kosovës në bashkëpunim me Policinë e FRONTEX, të cilët janë me mision në PKK Vermicë, është bërë verifikimi më i detajuar i automjetit dhe pas një pune hetimore dhe verifikimeve të kryera, ka rezultuar se ky automjet është raportuar i vjedhur në Itali, në vitin 2021. Më pas dyshohet se i janë falsifikuar dokumentet e automjetit dhe i njëjti është ri–regjistruar në Shqipëri”, thuhet në njoftim.

Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit në Prizren, i cili ka urdhëruar që të iniciohet rasti dhe vetura të sekuestrohet. “Lënda për hetim i dorëzohet njësitit së autokrimeve për hetime dhe procedim të mëtejmë”, thuhet më tej.

Më shumë


spot_img








spot_img