Hapësire reklamuese

Rajoni

Ranë në lumë, gjendet trupi i pajetë i policit të dytë të zhdukur

Shkruar nga Newsbomb

Ministria e Forcës së Sigurisë së Kosovës, njofton se ka gjetur trupin e pajetë, të policit Armend Trena, në lumin Lepenc.

“Njësitë e kërkim shpëtimit të FSK-së, Policisë së Kosovës dhe Agjencisë së Kosovës për Emergjenca sot në orën 16:50, në kilometrin e 6-të (në hyrje të Hanit të Elezit) nga vend i aksidentit në lumin Lepenc, kanë gjetur trupin e pajetë të policit Armend Trena”, citohet në njoftim.

Policët Armend Trena dhe Malsor Dashi kishin rënë më 28 prill në lumin Lepenc, teksa po udhëtonin me makinën zyrtare në magjistralen Hani i Elezit-Kaçanit.

Trupi i pajetë i policit Malson Dashit u gjet nga ekipet e zhytësve dhe vullnetarëve më 3 maj.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.