Tirana
few clouds
17.5 ° C
17.5 °
17.5 °
52 %
1.5kmh
20 %
Pre
16 °
Sht
16 °
Die
13 °
Hën
16 °
Mar
16 °
E premte, 2 Dhjetor, 2022

‘Ramushi ka nisur baltosjen’, Haradinaj i përgjigjet kryeministrit: I kuptueshëm frustrimi i Ramës ndaj meje. S’ma fal dot që…

spot_img

Lajme të ngjashëm

Ish-kryeministri Ramush Haradinaj i  përgjigjet sulmit të kryeministrit Edi Rama ku ky i fundit pasi shprehu mbështetje për vendimin e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti për të hequr për një periudhë të caktuar taksën 100% ndaj mallrave serbe, theksoi se Haradinaj ka filluar baltosjen.

“I kuptueshëm frustrimi i Edi Ramës ndaj meje”, kështu  e nis reagimin e tij Haradinaj kundrejt Ramës ndërsa shton se i ka prishur kryeministrit planin serbomadh dhe prandaj ai nuk ia fal.

“I kuptueshëm frustrimi i Edi Ramës ndaj meje. E di që nuk ma fal dot që ia prisha planin serbomadh. Edi Rama pas kthimit nga Moska, vepron pa humbur kohë në zbatimin e këshillave të Lavrovit.

Uroj që Kryeministri Kurti të vazhdojë rrugën time të bllokimit të shtegut të Edi Ramës e të tjerëve për copëtimin e Kosovës dhe fuqizimin e Serbisë e Rusisë në rajonin tonë, duke mbajtur taksën deri në kontratën finale për njohje. Të tjerat janë tashmë histori”, shkruan Haradinaj.

Deklarata e Ramës:

Albin Kurti është në rrugën e duhur!Heqja e taksës do jetë dita e parë e tij si kryeministër në zyrë, jo më si lider opozite në zyrën e kryeministrit! Do t’i duhet të përballet me etiketën e “tradhëtarit” po ani, ajo etiketë i dallon udhëheqësit e paqes nga statujat e luftës.

Kurrë nuk është dëgjuar një idiotësi më e madhe se sa predikimi që taksa do sjellë njohjen e Kosovës nga Serbia dhe asgjë s’i ka bërë më shumë dëm Kosovës,se sa ajo taksë e kthyer nga një thirrje për vëmendje ndaj shkeljeve të CEFTA-s nga Serbia, në një litar në fytin e Kosovës!

Me paturpësi Ramushi ka nisur baltosjen e Albin Kurtit! Albini mund të jetë gjithçka po kurrë nuk është shërbëtor i Serbisë! Uroj të mos tutet prej sulmeve të ulëta për heqjen e taksës që shkatërroi reputacionin ndërkombëtar të Kosovës dhe viktimizoi Serbinë në sytë e botës!

Më shumë




spot_img








spot_img