Tirana
clear sky
26.5 ° C
26.5 °
26.5 °
57 %
3.1kmh
0 %
Pre
38 °
Sht
35 °
Die
33 °
Hën
35 °
Mar
36 °
E premte, 25 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Ramush Haradinaj: Rezultati ynë i pritshëm, Vetëvendosjes i uroj fitoren

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

48b1df63490c03341c861e56e177469e

Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj në një prononcim për mediat i ka uruar fitoren në zgjedhjet parlamentare Lëvizjes Vetëvendosje.

Ai ka falenderuar edhe qytetarët për pjesëmarrjen në zgjedhjet e sotme, ndërsa u shpreh se edhe rezultati i parisë së tij ishte i pritshëm.

“Më lejoni të uroj Kosovën për zgjedhjet shumë të mira që janë mbajtur sot, të falenderoj të gjithë ata që kanë marrë pjesë në organizmin e zgjedhjeve, të gjithë mekanizmat si nacional, si komunal, KQZ, komisionerët dhe vëzhguesit. Po ashtu dhe qytetarët për një pjesëmarrje të respektueshme edhe pse në kushte të veshtira atmosferike.

Ajo që dimë deri më tani, përpos exit polleve, në pjesën e parë të numërimit hetohet një trend i votës drejt Vetëvendosjes. Konstatohet një fitore e Vetëvendosjes në këto zgjedhje. Shfrytëzoj rastin t’i uroj të gjitha partive, pra edhe Vetëvendosjes fitoren, por edhe partive të tjera. Ajo që shohim me Aleancën, me 10% të votave të fituara nga KQZ, përputhet edhe me parashikimet tona.

Mirëpo, e dimë që ky proces kaq i mirë tani ndodhet në dorë të komisionerëve dhe vëzhguesve që të ruhet vota dhe të përmbyllet ky proces në mënyrën e duhur. Njëkohësisht ajo që e pret Kosovën, është të mos humbë kohë edhe të krijojë institucionet.”, u shpreh Haradinaj.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img