Hapësire reklamuese

Politikë

Ramush Haradinaj refuzon ftesën e Ramës për tu takuar: Nuk ka logjikë, më ka paditur

Shkruar nga Newsbomb
FotoArkive: Ramush Haradinaj - Edi Rama

Ish-kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj refuzon ftesën e kryeministrit Rama për tu takuar nesër, në kuadër të vizitës së kreut të qeverisë shqiptare atje.

Haradinaj ka thënë ne në Tv Dukagjini se ka pasur interesim për takim nga kryeministri Rama, por ai nuk ka pranuar sepse nuk mund të takohet me dikë që e ka paditur në gjykatë. “Ka pasur interesim për një takim. Por nuk ka logjikë të takohet i padituri me paditësin. Por nuk ka pasur interesim nga ana ime”, thotë Haradinaj.

Kujtojmë se, Rama ka paditur në Gjykatën Themelore të Prishtinës ish-kryeministrin Ramush Haradinaj për "shpifje”, pas deklaratave të këtij te fundit se kreu i qeverisë shqiptare, Presidenti Thaçi dhe Vuçiç kanë nisur idenë e shkëmbimit të territoreve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Kryeministri Rama ka nisur sot një tur takimesh në Kosovë dhe fillimisht është takuar me kreun e Nismës Fatmir Limaj, me kryetaren e Kuvendit Vjosa Osmani, me homologun Hoti, kreun e Vetëvendosjes Albin Kurti dhe Presidentin Thaçi. Takimet e Ramës do të vijojnë dhe nesër me drejtues të partive dhe institucioneve kryesore ne vend.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu