Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

Ramush Haradinaj heq dorë nga kërkesa për t’u bërë president: Ne s’e kemi si mundësi, ajo që na mbetet është...(E PLOTË)

Shkruar nga Newsbomb
Ramush Haradinaj heq dorë nga kërkesa për t’u

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka folur para mediave pas takimit që pati me kreun e LVV-së, Albin Kurtin dhe me presidenten në detyrë të Kosovës, Vjosa Osmanin.

Haradinaj ka thënë se me do të bashkëpunojnë për temat me interes nacional.

“Aleanca është opozitë në ardhje sepse në krijimin e institucioneve do të jemi opozitë. Ramë dakord që në sfidat që i ka Kosova, në këto funksione, Aleanca do të bashkëpunojmë për tema të interesit nacional, duke e ruajtur vendin por duke qenë këtu me e bë funksionale demokracionë e vendit. Synohet një koncentrim i pushteteve, mendojmë që funksioni ynë është i rëndësishëm në kohën që vjen”, ka thënë Haradinaj.

Ai është pyetur edhe nëse ka hequr dorë nga kërkesa për tu bërë president, ndërsa Haradinaj tha se partia e tij nuk e ka shumicën e votave dhe që u mbetet të vazhdojnë rolin e tyre si opozitarë.

“Kanë kërkuar një partneritet pozitë-opozitë, në këtë rast është e kuptueshme që Aleanca është parti konstruktive opozitare, i tregova z.Kurtit që nuk do të kthehna në metodat tona të vjetra, sepse edhe unë jam plak, po do të jemi ata që do t’ua kujtojmë funksionimin pozitë-opozitë. Fituesit e zgjedhjeve e gjejnë formulën me kriju qeverinë, shumicën për qeverinë, 2/3 për presidentin është në përgjegjësinë e tyre, ne nuk e kemi si Aleancë këtë mundësi, ajo që na mbetet është një rol opozitarë”, tha Haradinaj.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll